Investigimi i Rai2: Si blihet pushteti në Shqipëri me paratë e drogës

916
Sigal

Televizioni Rai2 ka arritur të investigojë trafikun e drogës në Shqipëri. Gazetari ka hyrë në shtëpinë e një trafikanti nga Shijaku, duke cilësuar se kjo është zona e Avdylajve, bandës që doli në përgjime. Trafikanti thotë në kronikën e Rai2 se “në Shqipëri pushteti blihet me lekët e marijuanës. Kështu ndodhi në zgjedhjet e kaluara dhe kështu do ndodhë dhe në zgjedhjet e ardhshme”. Investigimi i plotë: “Doreza për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh, teksa prekim një kallashnikov, një armë që s’fal.” “Armën e përdorim për të mbrojtur mallin dhe për të vrarë njerëz, nëse është e nevojshme. Këto blihen 150 euro e më pas shiten 400-500 euro copa në Itali”. Igli nuk shet armë. Ai bën “biznes” kryesisht me barin, është një grosist marijuane. Për të mbërritur tek shtëpia e Iglit, takohemi fillimisht me ndërmjetësin, përgjatë bregdetit, dhe me makinë ecim rreth 30 km deri në Shijak. Në hyrje të zonës duhet ta fikim telekamerën dhe me kapuç në kokë derisa të mbërrijmë në shtëpinë e Iglit. “Këtu janë 10 kg. Kur vijnë blerësit, fillimisht ua jap ta provojnë. Nëse u pëlqen, i çoj tek magazina dhe marrin sa kile duan”. Është e pamundur ta shohim magazinën, më thonë, pasi kontrollet policore në vitin e fundit janë bërë të imtësishëm. “Ky mall do përfundojë tek ju, në Itali”. Shijaku është zona e Avdylajve, e supertrafikantëve, të arrestuar shpeshherë, që në telefon, para zgjedhjeve të fundit të 2017-s, flisnin për vota. Njëri prej vëllezërve Avdylaj, në përgjimet e zbardhura nga “Zëri i Amerikës”, organi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, falënderohet nga kryebashkiaku i Durrësit dhe sekretari rajonal i Partisë Socialiste, që qeveris vendin. Dosja e përgjimeve ka ngecur në prokurorinë e përgjithshme tashmë prej dy vitesh, për shkak të lidhjes së hamendësuar me narkotrafikantët, për të cilën flet opozita parlamentare. “Natyrisht, marijuana = lekë, lekët = pushtet, pushteti blen”. “Në zgjedhjet e fundit kështu ndodhi?” “Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”.