Intervistë për “Telegraf”, juristi Zaçe Islami

489
Sot drejtësia nuk ekziston, politika dhe struktura aktuale e drejtësisë janë ndërthurur në mënyrë të tillë me njëra- tjetrën, sa është utopi të mendojë dikush, se mund të çahen e të luftojnë njëra-tjetrën.

Partia në pushtet e refuzon testin e drogës. Pse? Kjo do të thotë se janë të droguar, por nëse është kështu, ku janë furnizuar? Pse nuk i kanë denoncuar furnizuesit e tyre? Fakti që nuk pranojnë testin e drogës, tregon frikën e tyre, se i nxjerrin automatikisht me shqelma nga parlamenti.

Ligji i ri i pronave nuk është gjë tjetër, veçse një variant i ligjeve të mëparshëm. Për pronat nuk është e nevojshme fare, që të bëhen ligje pas ligjesh, në zbatim të porosive të Ramiz Alisë, për t’i sorollatur pronarët dhe kurrë të mos iu jepen. Unë mendoj se, BE-ja duhet të kërkojë kthimin e pronave pronarëve, sipas regjistrimit të vitit 1946. Vetëm dhe vetëm ky është varianti më i drejtë për pronat. 

Sigal

Të plotë shkrimin mund ta lexoni nesër në gazetën “Telegraf”….