INTERVISTA/ Zaçe Islami: Me urdhër politik u falsifikua orari i arrestimit të qytetarëve kuksianë

562
Jakup B. GJOÇA
Juristi Zaçe Islami, në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se përgjegjësia penale për falsifikimin e orarit të arrestimit të qytetarëve kuksianë protestues bie mbi 
Falsifikimi i orarit të arrestimit të qytetarëve kuksianë protestues, pa dyshim, që është bërë me urdhër direkt të kryeministrit. Pa një mbështetje politike, as ministri i Brendshëm, apo edhe asnjë drejtor policie, apo prokuror nuk do të guxonte të bëhej kaq qesharak, sa të mohojë një veprim.
prokurorinë dhe Policinë e Shtetit. Juristi Islami shprehet pesimist edhe për vetingun, pasi “Veting i mirëfilltë dhe të drejtë në Shqipëri nuk do ketë, pasi që në hartimin e ligjit për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë vendosur pengesa ligjore”.

– Zoti Islami, a është provë e mjaftueshme ligjore videoja e publikuar që vërteton se policia e shtetit ka arrestuar në mesnatë qytetarët e Kukësit?
– Aktualisht sot në Shqipëri nuk merret e mirëqenë asnjë provë e paraqitur, apo e siguruar nga qytetarët shqiptarë pa urdhër të prokurorisë, që do të thotë se ligji i lë dorë të lirë prokurorisë, që të bëjë çfarë të dojë dhe të mos përgjigjet para askujt.

Kjo është një shkelje brutale e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe ligji që nuk pranon provat e mbledhura nga qytetari është shprehje e qartë e një ligjit të pa ndryshuar që nga diktatura komuniste.

-A kemi falsifikim të orarit të arrestimit të qytetarëvenë nj kohë që në gjykatë u paraqit një proces-verbal i shkruar me dorë, se arrestimi është bërë në orët e paradites?
– Pa dyshim, që ky është një veprim, sa i turpshëm për autoritetin ligj-zbatues, aq edhe kriminal, që do të thotë se dalim tek shprehja e famshme e Luigjit të 14-të:LIGJI JAM UNË.

-Mendoni se falsifikimi është bërë nga ngutja e organeve policore, apo me urdhër politik?
– Falsifikimi i orarit të arrestimit të qytetarëve kuksianë protestues, pa dyshim, që është bërë me urdhër direkt të kryeministrit. Pa një mbështetje politike, as ministri i brendshëm, apo edhe asnjë drejtor policie, apo prokuror nuk do të guxonte të bëhej kaq qesharak, sa të mohojë një veprim, për të cilin është dëshmitar një qytet i tërë. Ky është një terror i mirëfilltë shtetëror, identik me terrorin, që ushtronte ish sigurimi i shtetit dhe policia e diktaturës komuniste.

Është qartësisht e dukshme se kryeministri Edi Rama ka rivendosur diktaturën, por pa mbiemrin KOMUNISTE.

– Cilët duhet të përgjigjen për falsifikimin e orës së arrestimit?
– Për falsifikimin e orës së arrestimit në radhë të parë dhe ekskluzivisht përgjigjet prokuroria dhe drejtuesit e policisë së shtetit.

Kjo është një ngjarje nga më të turpshmet dhe më kriminalet që ka ndodhur në Kukës, pasi shteti gënjen shtetasit e vet, fakt që nuk mund të mohohet nga askush.

-Sa mund të pretendohet tani, pas zbardhjes së falsifikimit të orës së arrestimit, se drejtësia jonë u reformua? Ka besueshmëri vetingu, siç po bëhet?
– Në fakt kjo është një pyetje retorike, pasi përgjigjen e saj e ka dhënë falsifikimi i orarit.
Lidhur me besueshmërinë e vetingut, kam qenë jam dhe do jem skeptik, duke deklaruar, se Veting i mirëfilltë dhe të drejtë në Shqipëri nuk do ketë, pasi që në hartimin e ligjit për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë vendosur pengesa ligjore.

-Cilat janë këto pengesa ligjore?
– Konkretisht: Për të kandiduar një gjyqtar, apo avokat, ose prokuror, për t’u emëruar në një post duhet të ketë mbi 15 vjet punë, si edhe të ketë mbaruar magjistraturën.
Po çfarë është magjistratura? Absolutisht ASGJË, thjesht një përsëritje e leksioneve të fakultetit. Por kush e ka mbaruar MAGJISTRATURËN? Po këta gjyqtarë dhe prokurorë, që për mua, si pjesë e sistemit të drejtësisë, janë që të gjithë njësoj.

-Pse kaq kohë e gjatë në procesin e vetingut, kur kjo pengon krijimin e institucioneve të reja të Gjyqësorit?
– Kjo ndodh sepse asnjë politikan, apo jurist, nuk do që të kryhet reformë në drejtësi, pasi nëse me të vërtetë do të kryhej një reformë e tillë, duhet të boshatiset parlamenti dhe drejtësia në masën 100%.

-Mendoni se ka qëllime dhe prapaskena politike zvarritja e ndërtimit të institucioneve të reja të gjyqësorit
– Absolutisht që po.

– Cilat janë?
– Dihet fare mirë që drejtësia, gjatë gjithë historisë njerëzore ka qenë dhe është nën urdhrat e ekzekutivit, është naivitet të mendojë ndokush se drejtësia do jetë e pavarur.
Nuk mund të jetë e pa varur, që nga momenti që të gjithë gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore emërohen nga politika nuk mund të jenë të pavarur. 
Gjithçka është propagandë dhe iluzion. 
Sigal