Integrimi/ Prezantohet Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë – 2015

426
Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, po zhvillohet takimi i tretë i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE), ku do të prezantohet Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë -2015.
Në takim marrin pjesë përfaqësues të qeverisë, opozitës por dhe të grupeve të interesit.
Pjese nga debatet 
Ligji per kriminalizimin e shpifjes 
Genc Pollo: A mund të ishte momenti që ti bashkohet thirrje dy vejecare të anulonte krejt këtë ligj dhe të dekriminalzohet.
Klajda Gjosha: Nisma është ndërmarrë nga kryeministri duke parë situatën politike në kuvend. Jam e bimdur se do jetë një ligj që do ketë shumë debat dhe do shikohen praktikat më t ë mira Europiane. Është vetëm fillimi të presim. Shpresoj të gjejmë konsensusin duke parë dhe eksperiencat e vendeve të tjera
PD: Eshte kriminalizur politika
Oerd Bylykbashi: Është kriminalizuar politika në nivelet më të larta në Parlament dhe në nivel vendor. Ka emra konkretë Edhe adminsitrata është e prekur. Është qartazi një pakt për të qeverisur në këtë mënyrë. Ka çështje konkrete që mbeten ende për tu zgjidhur. Ka qartazi emra specivifikë që përpiqen të mos jkapen nga sistemi
Ne do përpiqemi të mos ngelet asnjë me element kriminal në poste të zgjedhura apo të emëruara
Danielsson: Ka vende anëtarë që e kanë një ligj të tillë. Ne e konsiderojmë të rëndësishëm dhe e ndjekim me kujdes. Do ta ndjekim prandaj është përmendur në progres raport
Ministri i Drejtesise:Pa ndryshime kushtetuese s’ka reformë në drejtësi
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se ndryshimet kushtetuese janë të rëndësishme dhe duhen bërë dhe për këtë partitë duhet të bien dakord.
“Duhet të biem dakord për ndryshime kushtetuese, të cilat duhet ti paraprijnë ndryshimeve të thella në reformën në drejtësi dhe pa këta nuk mund të ketë reformë në drejtësi. Të ndryshojmë kushtetutën dhe të bëjmë kuadrin ligjor
Sigal