Integrimi në BE, Xhixho: Varet nga angazhimi e zbatimi i reformave

485
Sigal

90% e shqiptarëve e duan integrimin në BE. Ministria e Integrimit ka nisur një fushatë takimesh me gjimnazistë në gjithë vendin.
 
Nga gjimnazi “Konstandin Kristoforidhi” në Elbasan, zëvendës ministrja e integrimit Erisa Xhixho theksoi se kjo nismë është nëkuadrin e informimit dhe gjithëpërfshirjes në rrugetimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Ajo theksoi se 5 reformat e rëndësishme janë në rrugë të mbarë, duke përmendur këtu luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,që sipas saj do të sjellë qetësi për vetë shqiptarët dhe siguri për investitorët e huaj.

Ndërkohe sa i përket afateve kur Shqipëria pritet të jetë pjesë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, zëvendës ministrja theksoi se nuk ka data të percaktuara por i gjithe procesi do të varet nga angazhimi dhe shpëjtesia e reformave. – See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/integrimi-ne-be-xhixho-varet-nga-angazhimi-e-zbatimi-i-reformave-248564.html#sthash.rSuIM2mA.dpuf