Integrimi, Mogherini: Ballkani në BE, presim përparim për dy vite

714
Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini nga Sllovenia ka dhënë shpresë për Ballkanin Perëndimor për integrimin në Bashkimin Evropian. Ajo deklaroi se i gjithë Ballkani do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se deri në fundin e mandatit të Komisionit aktual Evropian, pas dy vitesh objektiv është përparimi i prekshëm i 6 shteteve të Ballkanit.“I gjithë Ballkani duhet dhe do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. I kam vënë vetes qëllimin që deri në fundin e mandatit të Komisionit aktual Evropian, pas dy vitesh, të shohim një përparim praktik e të prekshëm të 6 partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Një përparim, i cili do ta bëjë të pakthyeshme rrugën e tyre drejt BE-së. Ballkani është pjesë e Evropës dhe shtetet e tij dëshirojnë dhe meritojnë të njëjtat mundësi, të njëjtën siguri dhe të njëjtat të drejta” deklaroi Mogherini.
Sigal