Integrimi i Shqipërisë, Christian Danielsson takon Ramën e Xhafaj

492
Drejtori i Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, ka zhvilluar takime me krerët e lartë të shtetit, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Tiranë. Danielsson u takua sot me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Temë diskutimi mes tyre mësohet se ka qenë rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në BE. Gjithashtu, zyrtari i lartë i BE u takua dhe me Presidentin e vendit, Ilir Meta, me të cilin diskutoi për hapjen e negociatave të Shqipërisë, si dhe zbatimin e reformave të rëndësishme në vend.
Sigal