Integrimi, Gjosha informon nxënësit “Kontributi i opozitës kusht nga BE”

537
Sigal

Pavarësisht se për 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Europian, Shqipëria nuk duhet të ndalet për asnjë moment me përmbushjen e detyrimeve të saj. Kështu ka deklaruar ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha gjatë një takimi me nxënës në një shkollë në kryeqytet, për t’i informuar procesin e integrimit. Për ne është me mjaft rëndësi realizimi i reformave, për t’i garantuar qytetarëve shqiptarë së pari një të ardhme më të mirë, ju të rinjve më shumë mundësi. Nuk ka rëndësi kur Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Procesi i integrimit është një proces që do të vazhdojë dhe varet nga ne përmbushja e standardeve të kërkuara, pasi vetëm kështu mund të shkojmë në BE”, tha ministrja Gjosha. Duke iu përgjigjur interesit të nxënësve për rolin e opozitës në këtë proces, Gjosha nënvizoi se kontributi i opozitës është kusht nga BE-ja, por edhe një detyrim që vetë përfaqësuesit e saj kanë ndaj qytetarëve që i kanë votuar, pasi integrimi sipas saj nuk mund të realizohet pa gjithpërfshirje. Sa i përket detyrimeve që duhet të plotësojë Shqipëria për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ministrja u shpreh se në fazën që ndodhet vendi, pas marrjes së statusit, përmbushja e 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni Evropian është kushti kryesor deri në hapjen e negociatave. Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha theskoi se të rinjtë potenciali më i madh për zhvillimin e vendit dhe duhet të kontribuojnë për procesin e integrimit në BE.