Integrimi, Gjosha: Duhet politikë konstruktive, ftesat e Ramës hipokrizi

442
Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha, se për të patur pritshmëri të larta të integrimit të Shqipërisë në BE duhet një bashkëpunim politik. Në studion e lajmeve të Ora News, Gjosha u shpreh se dialogu konstruktiv mes palëve politike ka munguar.

Gjosha: Që të kesh pritshmëri të larta, ajo duhet të shoqërohet me një ambient politik konstruktiv, më një dialog politik mes palëve, i cili për hir të së vërtetës ka munguar.

Shqipëria duhet të lëvizë shumë shpejt për të plotësuar kushtet dhe kriteret që janë të njohura nga të gjithë shqiptarët, nuk është vetëm reforma në drejtësi, por janë çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar.

Në lidhje me ftesat që kryeministri Rama i ka bërë opozitës, Gjosha tha se ato janë hipokrizi që kryeministri i bën për show politik.

Gjosha: Mënyra si luan kryeministri në politikë është një show që duhet të marrë fund. Nga njëra anë, ti mund të ftosh opozitën me shumë hipokrizi, do ta quaja unë dhe nga ana tjetër është mënyra si veprohet dhe, besoj që të gjitha ngjarjet e fundit, duke filluar nga votimi i kryeprokurores, të gjitha ftesat kanë qenë jo të sinqerta. Të ftosh opozitën për bashkëpunim për të shkelur Kushtetutën unë mendoj, që nuk është në interes të qytetarevre shqiptarë. Ky show duhet të marrë fund, sepse përtej asaj propagande shqiptarët kanë nevojë për ekonomi, jo për rritje çmimesh, taksa etj.
Sigal