Institucionet nisin “revoltën”, letra në Kryeministri: Nuk jemi dakord me ristrukturimin

567
Ka një amulli në administratë që pritej të zgjidhej sapo të niste punë qeveria e re. Por duket se kjo është shtuar më shumë së fundmi e lidhur me ristrukturimin e njoftuar. Edhe pse u deklarua qartë që shumë institucione do shkrihen, bashkohen me të tjera, apo kalojnë në formë drejtorie në ndonjë ministri, ende nuk ka një draft zyrtar të bërë publik për atë se çfarë po ndodh.
Por jo të gjithë ata që janë përfshirë në planin e ristrukturimit janë dakord dhe për këtë nuk kanë nguruar të nisin edhe “revoltën” duke zgjedhur rrugën formale të argumentimit dhe pikërisht në Kryeministri.
Këtë herë, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit që nuk janë dakord për bashkimin e tyre. Në një takim të Bordit Drejtues të mbajtur këto ditë është vendosur që Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë t’i niset një letër, ku t’i argumentohen arsyet se pse bashkimi i këtyre dy institucioneve ka efekte negative duke qenë se ato kanë funksione të ndryshme nga njëra-tjetra.
Sipas Bordit ky bashkim do të përkthehet në efekte negative për biznesin.
Dy drejtoritë nuk janë institucionet e para që kanë shprehur rezerva për propozimin e bërë në planin e ristrukturimit.
Bashkimet duket se do të jenë forma më e shpeshtë e ristrukturimit në këtë mandat të qeverisë ku Hipotekat, ALUIZNI dhe Agjencia e Trajtimit të Pronës do të jenë bashkë dhe e njëjta situatë do të përsëritet edhe mes Tatimeve dhe Doganave./monitor/
Sigal