Institucionet më të korruptuara në Shqipëri: gjyqësori dhe sistemi shëndetësor

65

Transparency International Albania ka prezantuar barometrin global të korrupsionit, në 107 vende të botës

Transparency International Albania ka prezantuar të martën barometrin global të korrupsionit, një sondazh i realizuar përmes 114,300 personave në 107 vende të botës. Ndërkohë përsa i përket Shqipërisë, rreth 66 % e të anketuarve në vendin tonë mendojnë se korrupsioni është rritur gjatë 2 viteve të fundit. Të pyetur se si ka ndryshuar niveli i korrupsionit në vend gjatë 2 viteve të fundit, 66 % e Shqiptarëve mendojnë se është rritur, 25 % se ka qëndruar i pandryshuar dhe 9 % mendojnë se ka pësuar rënie. Në një shkallë nga 1 në 5, ku 1 përfaqëson aspak të korruptuar, dhe 5 shumë të korruptuar, institucionet më të korruptuara në Shqipëri perceptohet të jenë gjyqësori dhe sistemi shëndetësor, të ndjekura nga partitë politike, sistemi arsimor, legjislativi, policia etj. “Qeveritë duhet ta konsiderojnë në mënyrë serioze këtë thirrje të qytetarëve kundër korrupsionit dhe të përgjigjen me veprime konkrete për rritjen e niveleve të transparencës e përgjegjshmërisë”, thekson Huguette Labelle, Drejtoreshë e Bordit të Transparency International.  Vlerësimet e njerëzve mbi përpjekjet e liderëve të tyre për të ndaluar korrupsionin janë më keq se përpara fillimit të krizës financiare në vitin 2008 ku 31 % e të anketuarve mendonin se përpjekjet e qeverive të tyre për të luftuar korrupsionin ishin efektive. Ky tregues ka rënë në 22 %. Në Shqipëri, 58 % e të anketuarve mendojnë se veprimet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit kanë qenë joefektive, 30 % as efektive as joefektive dhe vetëm 12 % janë të mendimit se kanë qenë efektive. Nga ana tjetër, pyetjes se a besojnë se njerëzit e zakonshëm mund të sjellin ndryshim në luftën kundër korrupsionit, 59 % e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor mendojnë që po, ku nivele të larta vihen re për Shqipërinë dhe Kosovën (respektivisht 75 % dhe 79 % e të anketuarve besojnë se njerëzit janë kontributorë kryesorë të ndryshimit për ta luftuar fenomenin. Por vetëm 51 % e shqiptarëve priren të denoncojnë një rast korruptiv, kjo nisur nga arsyeja e një besimi të ulët tek institucionet duke menduar se rasti nuk do të gjejë zgjidhje (50%) ose patur frikë nga pasojat e denoncimit (26%).Nga ana tjetër, pyetjes se a besojnë se njerëzit e zakonshëm mund të sjellin ndryshim në luftën kundër korrupsionit, 59 % e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor mendojnë që po, ku nivele të larta vihen re për Shqipërinë dhe Kosovën (respektivisht 75 % dhe 79 % e të anketuarve besojnë se njerëzit janë kontributorë kryesorë të ndryshimit për ta luftuar fenomenin. Por vetëm 51 % e shqiptarëve priren të denoncojnë një rast korruptiv, kjo nisur nga arsyeja e një besimi të ulët tek institucionet duke menduar se rasti nuk do të gjejë zgjidhje (50%) ose patur frikë nga pasojat e denoncimit (26%). Transparency International Albania u bën apel autoriteteve shtetërore të sigurojnë institucione të pavarura, të forta dhe me kapacitete të mjaftueshme për të parandaluar dhe adresuar korrupsionin. Milion njerëz dëmtohen kur këto institucione themelore dhe shërbime bazë minohen nga pasojat shkatërruese të korrupsionit.  Në Shqipëri sondazhi është zhvilluar në një kampion prej 999 personash me një shpërndarje përfaqësuese në të gjithë Shqipërinë. Anketimet janë bërë në periudhën Shtator 2012 – Mars 2013, nga Gallup International përmes zyrës lokale të Balkan British Social Surveys