Inpektimi i Transballkanikes, Rama: Porti i jahteve do kthejë Vlorën në qendër turistike

652
Rruga Transballkanike një investim me një vlerë prej 346 milion lekësh tashmë është drejt fundit. Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në këtë segment rrugor për të cilin kërkoi që të zbatohen standartet më të larta në punime. Më pas kreu i qeverisë ka inspektuar edhe portin e Vlorës duke vënë theksin në rëndësinë e portit të jahteve si një vlerë e shtuar për turizmin në Vlorë.
Vlore- Gjatë inspektimit të punimeve në rrugën Transballkanike në Vlorë kryeministri Edi Rama i kë kërkuar ekspertëve që të zbatojnë standartet më të larta në projekt. I shoqëruar edhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit kreu i qeverisë theksoi se ndërtimi i saj do të lehtësojë lëvizjen e mjeteve në hyrje dhe në dalje të Vlorës
Edi Rama: Këtë pjesë duhet ta bëni me cilësi maksimale, sepse kjo është hyrja e re e Vlorës. Këtu duhet të ketë çdo gjë me standarde evropiane. Hymë në një qytet mesdhetar turistik, trotuaret duhet të jenë perfekt, ndriçimi duhet të jetë perfekt, gjelbërimi duhet të jetë i tillë. Në të dyja anët duhet të jetë e gjitha 2 me shirita pemësh të rritura pak, në mënyrë që brenda dy-tre vjetësh të krijojnë një kurorë dhe të hijezojnë. Pastaj do të vazhdojmë segmentin tjetër deri tek drejtoria e portit që të bëjmë standartizimin. Rëndësi ka që ky segment i hyrjes në këtë sezon të jetë komplet tjetër.
Më pas kryeministri Rama është ndalur edhe në inspektimin e fazës së parë të punimeve në port ku theksoi se ndërtimi i portit të jahteve do të rrisë fuqinë tërheqëse të Vlorës si një qendër turistike.
Edi Rama: Porti i Vlorës është konceptuar si pjesë e projektit të Lungomares, që vazhdon nga porti drejt Pyllit të Sodës. Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i një porti jahtesh, ndërsa Rruga e re Transballkanike, e cila ka përfunduar, do të ketë edhe një segment të dytë që nis nga rruga ekzistuese deri në port”.
Kryeministri Rama zhvilloi një sërë takimesh dhe inspektimesh në qytetin bregdetar të Vlorës.
Sigal