Incident te ‘Vasil Shanto’, makina hyn mes turmës së studentëve

541
Sigal

Një incident është shënuar sot në ditën e parë të protestës së studentëve për këtë vit, teksa të rinjtë po marshonin drejt qendrës së Tiranës.

Një makinë ka tentuar të çajë turmën e studentëve, të cilët po marshonin në kryqëzimin e ‘Vasil Shantos’.

Pasi është ndaluar nga policia, ai është shprehur se kishte një urgjencë dhe duhej të kalonte turmën.

Një prej studentëve është lënduar në këmbë, teksa makina ka insistuar të kalojë turmën.