Incident elektoral, përplasje mes simpatizantëve të PD dhe PS në qytetin e Pukës

477
Një person është lënduar, ndërsa një tjetër është ndaluar nga policia pas një incidenti elektoral në qytetin e Pukës. Simpatizantët e dy forcave politike, PD dhe PS janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fillimisht incidenti ka nisur me fjalë fyesë, dhe më pas ka degjeneruar në konfrontime fizike.
Sipas policisë së Pukës një person është lënduar, ndërsa një tjetër është shoqëruar në policë për të dhënë detaje në lidhje me këtë incident.
Sigal