Inceneratori i plehrave në Fier, Vasili: Qeveria i mashtroi banorët

689
Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me inceneratorin e plehrave në fshatin Verrisë të Fierit.
Në një status në facebook, Vasili shkruan se kjo është bërë duke i mashtruar qytetarët madje ai ka risjellë në vëmendje edhe një pjesë fjalimi nga kreu i bashkisë së Fierit Armando Subashi vitin e shkuar. 
Reagimi
Kryeministri mashtroi paturpësisht banoret e Verrise per inceneratorin e plehrave.
Nuk besoj qe ka ndonjë shqiptar, qe e beson më kryeministrin dhe te tijte kur premtojne.
Deviza e kryeministrit eshte: “Mashtrojini njerëzit, boll që t’u merrni votën dhe pastaj me kalimin e viteve cdo gje harrohet dhe vemi i mashtrojmë prape”
Kete gje kane bere me inceneratorin e plehrave ne Verri te Fierit duke i mashtruar banoret e duke i garantuar se kryeministri mashtrues nuk do ta instalonte inceneratorin pa pelqimin e banoreve.
Harruan banoret qe per shëndetin e banoreve, qe rrezikohet seriozisht, kryeministrit nuk i behet vone fare; per ate ka rendesi qe paraja te eci.
Lexojeni vete çfarë shkruante kryetari i bashkisë se Fierit duke gënjyer pa u skuqur e pa u zverdhur fare:
“Sot mora garancinë e plotë nga kryeministri Edi Rama, që pa pëlqimin e banorëve të zonës (Verri, Kallm i Madh, Kallm i Vogël), as që bëhet fjalë të fillojë ndërtimin i impiantit të mbetjeve urbane, pavarësisht procedurave që janë ndjekur nga Ministritë deri tani.”
Kjo është Rilindja!
Kjo është Shqipëria që duam!
#ShtetPunëMirëqenie”
-shkruante Subashi në prill të 2017-ës.


Sigal