Inaugurohet kopshti në Paskuqan, do të mbajë emrin e dëshmores Zarife Hasanaj

895
Sigal

Kryetari i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu inauguroi sot kopshtin e ri të fëmijëve në Babrru, i cili nga sot do të mbajë emrin e Dëshmores së Atdheut ,“Zarife Muharrem Hasanaj”., e rënë në krye të detyrës më 6 maj në Letoni.

Në ceremoninë e rastit merrnin pjesë edhe anëtarë të familjes Hasanaj.

Kryebashkiaku Mziu, gjatë fjalës së tij, falenderoi përzemërsisht familjaret që morën pjesë në inaugurim dhe theksoi se kopshti i fëmijëve mban një emër të denjë me vlera historike.

“Ne po vendosim themelet në një objekt edukativ që do të edukojë ndër breza fëmijët që janë e ardhmja e këtij vendi, vijoi fjalën e tij, kryebashkiaku Mziu.
Unë personalisht ju dërgoj mirënjohjen time për të qenë gjithmonë më pranë shërbimeve ndaj qytetarëve, por në veçanti ndaj fëmijëve dhe krenar për emrin e një Dëshmoreje të Atdheut e cila tregoi shembullin e heroizmit në misionin e saj të luftës ndaj terrorizmit”, u shpreh Mziu në fjalën e tij.