Inagurohet linja Shëngjin-Brindizi, Meta: Port i rëndësishëm për veriun

514
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e linjës së re të tragetit të pasagjerëve Brindizi-Shëngjin në portin e Shëngjinit. Në falën e mbajtur gjatë kësaj ceremonie, z. Ilir Meta vlerësoi investimin e qeverisë shqiptare, që sipas tij do ta bëjë portin e Shëngjinit një objekt strategjik, që do të mund të sjellë zhvillimi ekonomik dhe mirëqenie për komunitetin e Shëngjinit. 
“Është një eveniment të rëndësishëm për Shëngjinin, për Lezhën, por edhe për të gjithë inaugurimi i vendosjes së linjës së tragetit Brindizi-Shëngjin që u realizua falë investimeve të bëra nga qeveria shqiptare, për thellimin e portit të Shëngjinit, por edhe për të modernizuar infrastrukturën e këtij porti e në veçanti duke realizuar terminalin e ri të pasagjerëve, i cili është vërtet i standardeve evropiane. Ndaj dua të shpreh besimin tij se vendosja e linjës Brindizi-Shëngjin është vetëm fillimi i dinamizmit të portit të Shëngjinit si një port i rëndësishëm që ofron shërbime gjithnjë e në rritje për të gjithë qytetarët shqiptar dhe të huaj, dhe shumë shpejt do të konkretizohen dhe linja të tjera nga Shëngjini për në portet të rëndësishme të Italisë”, tha z.Meta, duke shtuar se investimet që do të bëhen do të rrisin kapacitetin e përpunimit të mallrave si edhe do të hapin vende të reja pune.
“Kjo do të bëjë të mundur që porti i Shëngjinit t’i shërbejë shumë më mirë sesa deri tani zhvillimit dhe mirëqenies së komunitetit të qytetit të Shëngjinit,por edhe të gjithë bashkisë së re të Lezhës dhe njëkohësisht të japi kontribut të rëndësishëm për zhvillimin ekonomi të vendit dhe të marrëdhënieve me vendet e tjera e sidomos me Kosovën. Investimet që do të bëhen do të rrisin dhe shumëfishojnë kapacitetet e përpunimit të mallrave duke bërë portin e Shëngjinit një port mjaft të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike por njëkohësisht do të bëj të mundur që të shtohen shërbimet nëpër porte dhe të hapen vende të reja pune”, – theksoi Kryetari i Kuvendit. 
Më tej, z. Meta premtoi se shumë shpejt do të bëhet edhe inaugurimi i punimeve për realizimin e portit turistik të jahteve, një investim prej 5 milionë urosh që do ta bëjë Shëngjinin mjaft atraktiv për turistët e huaj dhe do të hapë 200 vende të reja pune. “Njëkohësisht ky nuk është vetëm angazhim i qeverisë, besoj se do të jetë një angazhim edhe i Bashkisë së re të madhe të Lezhës, për të shtuar të gjitha mundësitë, të gjitha shërbimet që Shëngjini të kthehet vërtetë në një port mjaft të rëndësishëm, jo thjesht për hyrjen në Shqipëri, por edhe për vazhdimin e atyre projekteve të rëndësishme që kemi për të thelluar.
Ndërsa, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë Lezhë,z. Viktor Tushaj, deklaroi se investime të tilla cilësore tërheqin vëmendjen edhe të partnerëve tanë strategjik për të investuar për të vazhduar trendin ekëtij zhvillimi të jashtëzakonshëm që i ka ndryshuar fytyrë portit dhe Shëngjinit. “Në fakt është kënaqësi të marrësh pjesë në inaugurime të tilla investimesh të cilët ndikojnë, por besoj mbi të gjitha kthejnë në rrugën e duhur gjithë atë çfarë në kemi synuar të arrijmë në harkun e këtyre, sidomos këtyre 18muajve. Besoj se ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ është rruga e duhur. Është rruga e duhur, sepse investimet cilësore, me standarde bashkë kohore janë ajo rrugë e cila vë në efiçencë çdo lek të taksapaguesve shqiptar, por besoj se bën të mundur që investimet të tilla cilësore të tërheqin vëmendjenedhe të partnerëve tanë strategjikë për të investuar, për të vazhduar trendine këtij zhvillimi të jashtëzakonshëm që i ka ndryshuar fytyrë”, – tha z. Tushaj.
Sigal