Sigal

Dr.Ina Zhupa

Dje Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë aksione të forta për të ndalur këtë qeveri. Sipas Ina Zhupa, Rama dhe oligarkët e tij po mendojnë të prishin teatrin, ku do të fitojnë para për t’i përdorur më pas për të blerë vota dhe për të siguruar pushtetin, por kjo nuk ka për të ndodhur. Dr. Ina Zhupa tha se deputetët e PD-së kanë nisur takimet me shqiptarët dhe shumë shpejt do të ketë aksione të forta. ‘Plani i Ramës për teatrin është që të ndërtojë kulla. Paratë që do të marrin ata do ti përdorin për të blerë votat me 50 mijë lekë, dhe ata të mbajnë pushtetin e tyre. Por kjo situatë do të mbarojë shumë shpejt. Këta qeverisin më keq se fashistët, sepse fashistët e ndërtuan teatrin. Vetëm, në Shqipëri ndodhin këto gjëra, pasi në botë ruhen vlerat. Teatrot e Shekspirit në Londër ruhen, sepse janë trashëgimi kulturore. Unë them, se koha e reagimit do të jetë shumë e shpejtë. Dhe gjërat kanë shkuar aty ku nuk durohet më. Diktaturat më të mëdha kështu janë rrëzuar, sepse vërtetë këtu nuk po jetohet më. Opozita është në një aksion që sapo e ka nisur, ju patë bojkotin e sallës së parlamentit. Por ajo që është e sigurt është se deputetët e PD-së, do të shpërndahen në çdo degë, do të thirren qytetarët dhe do të bëhet protestë në çdo degë dhe cep të Shqipërisë. Tashmë kanë nisur takimet e deputetëve. Nuk ka pushime për Shqipërinë. Nëse nuk mbrojmë Teatrin, atëherë që nesër mund të prishet çdo objekt në Shqipëri’, tha Zhupa.