Ina Zhupa: Pista e vrapit “për t’ja futur vrapit” nga frika mos dëmtohesh rënde

656
Sigal

Nga Ina Zhupa

Pista e vrapit “për t’ja futur vrapit” nga frika mos dëmtohesh rënde.

Një pistë vrapi kemi sot në natyre dhe kjo është ajo e liqenit artificial. Edhe kampione si Luiza Gega aty gjenin mundesinë e vetme për tu stervitur. Erioni Betoni pak ditë para maratonës së Tiranës ku për propagandë bënte vrapuesin e madh, nxorri se kishte riparuar pistën e vrapit te liqeni.

Unë nuk e di ku kane shkuar ato para, se sot 6 muaj më pas pista është totalisht në gjëndje të mjerueshme. Me gurë, me gropa, totalisht jashte normave, një rrezik për gjunjte e atyre që vrapojne. Pista është edhe më keq sec ishte kur gjoja u riparua (kur u realizuan fotot po asgjë nuk ndryshoj vertet). Video tregon si e shfaq propaganda dhe si është gjëndja reale.

Sa do paguajmë prap që të na bëhet pista? A do bëhet ndonjëhere pista në kushte normale që zgjasin më shumë se një foto? Apo flasim kur te kemi reklamen e rradhës për maratonën e Tiranës?!!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1938278959576834&id=1013310425407030