Ina Zhupa: Përdhunim shtetëror, publikimi i prindërve të minorenes

513
Sigal

Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së, sulmoi ashpër ministren për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropalin, për vizitën e saj në shtëpinë e minorenes nga Kavaja, e cilëson si “kriminale” duke përdorur fatkeqësinë e prindërve. Dr. Ina Zhupa: “Përdhunim shtetëror për të pastruar imazhin e vet Elisa e doganave pas idiotësisë që “ngjarje të tilla ndodhin kudo, madje bëhen dhe filma”. Kjo qeveri s’ka turp! Elisa ka kaluar përtej çdo imagjinate për të bërë të vetmen gjë që bën kjo mazhorancë, që është propaganda. Është kriminale të përdorësh fatkeqësinë, dhimbjen e prindërve për të mbuluar përgjegjësinë e kësaj qeverie në zbatimin e ligjit dhe mos trajtimin me përgjegjshmëri të ngjarjes së Kavajës. E pakonceptueshme bërja publike e fytyrave dhe emrave të prindërve dhe gjyshit të viktimës së Kavajës. Mos respekt për viktimën, dhunim i tyre për së dyti. Dje TV kombëtare nuk shfaqen emra, as fytyra për mos ta bërë dramën edhe më të madhe. Sot Elisa bën vizitoren e paskrupullt, që kërkon të shlyejë idiotësinë e saj me fatin e keq të një familjeje. Turp dhe krim, ky është përdhunim shtetëror.