Ina Zhupa: Nëse marrëveshja Rama-Basha zbatohet, s’ka kontestim

124
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa dhe se marrëveshja mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama është një garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në studion e lajmeve në Ora News ajo tha se nëse marrëveshja do të zbatohet nuk do të ketë asnjë kontestim të rezultatit, pavarësisht kush fiton dhe kush humbet.

Marrëveshja tha Zhupa është edhe afatgjatë, pasi janë disa pika si votimi dhe numërimi elektornik që shkojnë përtej këtyre zgjedhjeve.

Zhupa: Opozita patjetër mund të jetë PS, mund të jemi dhe ne, por besoj se do dalim forcë e parë dhe fituese e këtyre zgjedhjeve në 25 qershor për të implementuar projektin tonë për Republikën e Re. Mendoj që opozita dhe të gjitha palët do të arrijnë që nëse implementohet kjo marrëveshje politike dhe i shkohet deri në fund këtij vullneti që dy liderët kanë vendosur në marrëveshjen e disa ditëve më parë ne mund të kemi një rezultat të pakontestuar, ndoshta jo 100% të ngjashëm me Francën dhe Gjermaninë që 3-4 orë pas votimeve merret vesh rezultati, por të pakëtën jo një rezultat që shkon 6 muaj kontestime, prishje procesi, vende të caktuara rinumërim, hapje apo mbyllje kutish. Marrëveshja ka pika të caktuara që e zgjasin më shumë sesa këto zgjedhje, që lidhen me zgjedhjet lokale, numërimin dhe votimin elektronik. Është një marrëveshje që nëse zbatohet plotësisht çon në moskontestim dhe ndershmërinë e zgjedhjeve, standard ky europian që opozita luftoi.

Zhupa argumentoi se ministrat apo drejtorët që do të propozohën nga demokratët nuk do të kenë pushtet, por do monitorojnë.

Zhupa: Në thelb marrëveshja mes zotit Basha dhe zotit Rama nuk është asgjë më shumë sesa garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto institucione, këto ministri, agjenci nuk janë pushtet, por garanci për të monitoruar për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën kundër drogës, paratë e drogës e të krimit, të inkriminuarit, futjen e administratës në proceset zgjedhore dhe besoj se kjo marrëveshje ka arritur t’i japë disa garanci opozitës që përmbushin misionin e kauzës për votën e lirë dhe të ndershme. Duhet parë si do implementohet, duhen parë problematikat, shpresoj që mos ndodhin, që të jetë vullneti i palëve për ta çuar deri në fund këtë marrëveshje, por deri tani marrëveshja përfaqëson garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe besoj se është një fitore e qytetarëve që skarifikuan dhe e opozitës që i qëndroi në ballë të kësaj beteje bashkë me Bashën për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zëdhënësja e PD përgësoi faktin që dy kundërshtarë u takuam dhe krijuan hapësira për marrëveshje.

Zhupa: Fakti është për t’u përgëzuar, mendoj që politika shqiptarët duhet të ketë më shumë hapësirë për kompromis, për marrëveshje, për një gjuhë më të ulët në kuptimin jo një gjuhë me tone të larta, por një gjuhë që përfshin edhe qytetarin. Mendoj se marrëveshja mund të ishte bërë edhe më parë, mund të ishte shtyrë edhe më prapa, por momenti që u arrit është një moment i rëndësishëm sepse në ishin në prag të zgjidhjeve që do të ishin farse.

Zhupa nuk dha emra për listat e kandidatëve për deputet, por tha se 35% e tyre do të jenë të rinj.

Zhupa: 35% e listës do të jenë të rinj, sepse ky është një premtim që zoti Basha e ka bërë edhe më parë, por nëse kërkoni emra, emrat do ti marrim vesh pasi forumet e PD të vendosin se kush janë përfaqësuesit që do shkojnë në fushatë nën siglën e PD.