Ina Zhupa: Ministri Beqaj ka ndryshuar kriteret për të lejuar klientin e tij të importojë ilaçe të pakontrolluara

485
Sigal

Dr:
Ina Zhupa: Ministri Beqaj ka importuar ilaçe pa kontroll e pa miratim

 

Nëpërmjet zëdhënëses
së saj për shtyp, Dr, Ina Zhupës, PD-ja ka denoncuar dje me një deklaratë për
shtyp, skandalin e radhës të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me
ndërhyrjen në tregun e importit të ilaçeve, pas mbylljes së procesit të
prokurimit (tenderit), duke bërë ndryshime dhe shtesa ilaçesh, jashtë listës së
miratuar e të shpallur prej komisionit të prokurimit publik të ministrisë e të
APP. Dr. Ina Zhupa, në deklaratën e publikuar në emër të PD-s, denoncoi faktin,
që Ministri i Shëndetësisë, ka ndryshuar listën e ilaçeve pas prokurimit, duke
favorizuar klientin e tij në tregun farmaceutik shqiptar e të importit.
Zëdhenësja
e PD-s, dr. Ina Zhupa, ka publikuar me shkresa zyrtare faktike, ndërhyrjet e ministrit
Beqaj në dosjet e prokurimit, pas procesit të përfunduar të tenderëve të ilaçeve,
duke diktuar ndryshime në importin dhe futjen në tregun farmaceutik të ilaçeve
të pa miratuara e të pakontrolluara, duke dëmtuar rëndë sigurinë e ilaçeve.
Sipas deklaratës së PD, ministri Beqaj i ka dhanë dhjetëra kontrata, klientit
të tij tregtar e distributor ilaçesh, duke
ndryshuar kriteret, për të lejuar futjen e
barnave të pa certifikuara. Ka vetëm një rast, kur Ministri i Shëndetësisë mund
të fusë në vend barna të pa certifikuara, vetëm kur vendi përballet me situata
emergjente. Po cila ishte situata emergjente. Ua themi ne. Emergjenca e Ilir
Beqaj për të vjedhur. Në vitin 2014 me një udhëzim, Beqaj i ka hapur rrugën e abuzimeve
me miliarda lekë, duke i dhënë mundësinë klientit të tij, “Delta Farma”, të
futet në tregun e ilaçeve, me barna që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e
qytetarëve.

Pasi e ka shpallur një
tender publik, për blerjen e barnave spitalore me 11 mars, dhjetë ditë më pas,
me shkresën nr. 1668/4 Prot, me këtë shkresë këtu, Ministri i Shëndetësisë
urdhëron ndryshimin e dokumenteve të tenderit për procedurën e prokurimit.

Ilir Beqaj, i hapi
rrugën klientit të tij për ta bërë fitues, duke hequr detyrimin për këto
dokumenta:

1. Vërtetim për regjistrimin e medikamenteve të
ofertuar ose certifikatë regjistrimi nga QKKB.

2. Autorizim nga prodhuesi nëpërmjet të cilit
konfirmohet, se operatori ka të drejtën e tregtimit të barnave.

Siç shprehet zëdhënësja e PD, “këto ndërhyrje të
Beqjes, janë në shkelje flagrante të nenit 11, 47 dhe 18 të ligjit nr. 9323,
datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” i cili përcakton:
“Barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë duhet të jenë të regjistruara”.
Në shkelje të ligjit, por në përputhje të plotë me interesin personal. Kështu
iu hap rruga mikut të Beqjes, firmës “Delta Farma”, që siç shihet nga dokumenti
zyrtar këtu ka bërë kërdinë me kontratat që i ka dhënë Ilir Beqja. Ky biznes
bëri që të hyjnë barna të pasigurta dhe dëmtuese për jetën e qytetarëve, siç
janë rastet e bëra publike të Avastinës, që rezultoi i falsifikuar. Ilir Beqja
është përgjegjës për këtë aferë kriminale. Partia Demokratike, do të dorëzojë
nesër një kallëzim penal në Prokurori për këtë çështje.​