Sigal

Ina Zhupa: Mashtrimi i  Erion Veliajt për liqenin në Vaqarr

Ina Zhupa zëdhënësja e PD ka publikuar një vidio të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Velijat , të bërë 2015 ku premton park në Vaqar.  Denoncimi i Ina Zhupës: Erion, ku janë 5 parqet për Tiranën? Apo janë shndërruar në 6 kulla tek teatri?! Veliaj erdhi me premtimin për parqe dhe po “mbjell” vetëm kulla. Ndërkohë, që shqetësohet për të mbajtur premtimet të Fusha sh.p.k dhe oligarkët e tjerë, atij nuk i interesojnë premtimet që ka mbushur ekranet e qytetarëve. Edhe në liqenin e Vaqarrit mashtroi ne vitin 2015, siç mashtroi në Kashar që do t’i kthente në parqe turistike, si atraksion për turistët dhe më shumë investime dhe përfitimin për banorët e zonës. Veliaj ka shkuar disa herë për të bërë propagandën e mbjelljes së pemeve , ku në fakt zona e liqenit të Vaqarrit ka nivel të lart pyllëzimi natyral . Veliaj vetë shprehet në video që ka 97 mijë pemë zona rreth e rrotull liqenit dhe përsëri bën propaganda. sikur po bën mbjellje aty ku nuk ka nevojë. Pavarësisht premtimit, e vëerteta është që në liqenin e Vaqarrit nuk është kryer asnjëherë ndërhyrje nga Bashkia e Veliajt. Aty ka mungesë infrastrukture për të shkuar në liqenin e Vaqarrit, ndërkohë që vetë liqeni është i ndotur dhe me mbeturina në sasi të mëdha. Aty ka parcela në pronësi private, me pronarët e së cilave administrata e bashkisë nuk ka komunikuar për idenë e projektimit të një parku publik. Mesa duket ka qënë vetëm mashtrimi i rradhës dhe as nuk ka pasur as mendimin për të realizuar një projekt të tillë, që do ju shërbente shumë banorëve, por edhe Tiranës në përgjithësi për zhvillim. Në video shikoni gjëndjen e liqenit të Vaqarrit, që për çudi dhe në këtë gjendje guida e Tiranës e bërë nga agjencia e Blendi Gonxhes e ka klasifikuar si destinacion turistik!