Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar tenderat që kompania “Fusha shpk” ka përfituar nga Bashkia e Tiranës.

“Sipas bilanceve zyrtare që vetë Fusha shpk ka dorëzuar në Tatime, duket qartë se si janë shumëfishuar të ardhurat nga viti në vit të kësaj kompanie. Burimi kryesor i të ardhurave janë tenderat dhe punët që i jep Bashkia Tiranë, në shumicën e kohës të paracaktuara për Fusha shpk.

Veliaj bashkë me Ramën përgatisin që ti japin ndërtimin e 6 kullave në pronën publike të Teatrit Kombëtar që shkon te 200 milion euro fitime.

Mesa duket drejtësia për Ardit Gjoklajt nuk u gjet kurrë nga dreka e duhur Veliaj- Petrit Fusha, kryeprokurori i Tiranës, por u gjet shumë mirë gjuha e përbashkët për tu pasuruar të dyja palët”.