Ina Rama zyrtarisht jashtë garës për në Gjykatën e Strasburgut, ja lista me kandidatët

671
Sigal

 

 

Ish-kryeprokurorja Ina Rama nuk është në listën e
kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Strasburgut.

Ora News shkruan se në garë janë
Gent Ibrahimi, Sokol Berberi, Aleksandër Musja, Asllan Karaj, Aurela Anastsi,
Elira Kokona, Ermal Frashëri, Marjana Selimi Tutulani, Markeljan Koça, Oriona
Muçollari dhe Suela Mëneri.

Më 1 nëntor 2016 qeveria shqiptare
rihapi aplikimin për kandidaturën për gjyqtar të ri të Shqipërisë në
Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndërsa në shtator Gent Ibrahimi,
Sokol Berberi, Ina Rama, u skualifikuan nga Këshilli i Evropës, si kandidatë
për gjykatës në Gjykatën Europiane. Burimet i thanë Ora News, se emrat nuk
ishin hedhur në votim, ndërsa skualifikimi ishte bërë nga  Komisioni i
Seleksionimit pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës dhe
arsyet zyrtare lidhen me procedurën e përzgjedhjes dhe shkeljen
e afateve të dorëzimit të emrave të kandidatëve shqiptarë.

Mandati i gjyqtarit është për një
afat prej 9 vjetësh dhe mbaron pas përfundimit të këtij afati ose kur ai/ajo
arrin moshën 70 vjeç.

Kandidatët nëse zgjidhen, duhet të
jenë në gjendje të mbajnë këtë detyrë për të paktën sa gjysmën e mandatit
9-vjeçar, para se të arrijnë moshën 70 vjeç