Ina Rama padit KLD, refuzoi ta rikthejë në Gjykatën e Apelit

431
Sigal

TIRANE– Ish-kryeprokurorja Ina Rama padit Këshillin e Lartë të Drejtësisë në Gjykatën Administrative, pasi KLD refuzoi kërkesën e saj për t’u rikthyer në detyrë si gjykatëse.  Kërkesa e ish-kryeprokurores u shqyrtua në mbledhjen e datës 24 shkurt nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ku me argumentin se znj.Rama duhet t’i nënshtrohej testimit, ky Këshill refuzoi rikthimin e saj në detyrë si gjykatëse në Apelin e kryeqytetit. Ankimimi i Ina Ramës në Gjykatën Administrative pritet të shqyrtohet këtë javë, nga ku do të zbardhet dhe vendimi nëse KLD-ja ka shkelur apo jo ligjin duke refuzuar rikthimin e ish-kryeprokurores në detyrë. Vetë znj.Rama refuzimin e KLD-së e cilësoi si shkelje ligjore pasi sipas saj ligji i njeh të drejtën të rikthehet në detyrën që ka mbajtur para se të zgjidhej në krye të akuzës, dhe ajo ka mbajtur funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Apelit në Tiranë.