Imuniteti i Tahirit dhe radarët, LSI: Qeveria po vepron si një grup i strukturuar kriminal

494
Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur se qeveria është duke vepruar si një grup i strukturuar kriminal. Këtë konkluzion LSI e nxori pasi mazhoranca në Komisionin e Sigurisë i refuzoi futjen në rendin e ditës të çështjes së mosfunksionimit të radarëve detarë dhe përfitimit prej tyre nga trafikantët e drogës. Kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi se “Grupi mori në shqyrtim të gjithë problematikën shumë të rëndë politike të ditëve dhe javëve të fundit. Grupi në mënyrë unanime rikonfirmoi të njëjtin qëndrim politik që mbaji në sallën e Kuvendit në rastin e diskutimit të imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm dhe për këdo shqiptar, është shumë e qartë se barriera e pakapërcyeshme e ngritur nga qeveria për të ndaluar drejtësinë që të bëjë rrugën e saj dhe zbardhur të vërtetat tronditëse që shqetësojë vendin dhe sigurinë kombëtare dhe konkludoi përfundimisht se ky ishte qëndrim i një qeverie që vepron jo vetëm si një grup i strukturuar kriminal, jo vetëm në mbështetje të trafiqeve, por edhe pjesë e organizimit, drejtimit dhe përfitimit të tyre. Theksoj si përfituese e drejtpërdrejtë prej kësaj veprimtarie shumë të rëndë kriminale. Gjithashtu, në funksion të po kësaj situate, të një barriere të strukturuar kriminale, kësaj narko-qeverie, është edhe pengesa e krijuar në Komisionin e Sigurisë për të zbardhur të vërtetat tronditëse në funksionimin e radarëve. Ka qënë skandaloze që këto instrumente të një vendi anëtar të NATO-s, kanë qenë nën kontroll të narko-trafikantëve. Kjo situatë është e frymëzuar nga qeveria.”
Sigal