Importi i mbetjeve, përfaqësues të AKIP në selinë e PD: Basha na garantoi për mbështetjen

456
Sigal

Pas
takimit që zhvilluan një ditë më parë, me grupin parlamentar të LSI-së,
përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave ishin sot në selinë e
Partisë Demokratike, ku morën mbështetjen e kryetarit Lulzim Basha për të
kontribuar në ndalimin e importit të mbetjeve.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile Lavdosh Ferruni deklaroi se
kryetari i PD-së i garantoi se do të përdorë të gjitha mundësitë politike, për
të mos lejuar importin e mbetjeve.

“Dekreti i peridentit patjetër që do të pranohet. Kemi një
besim shumë të madh për këtë”- deklaroi Ferruni.

Ndërkohë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së pak
ditë më parë, kryetari Ilir Meta konsideroi me rendësi nxitjen e dialogut,
lidhur me ligjin e kontestuar që lejon importin e mbetjeve. Kreu i LSI-së
theksoi se miratimi i ligjit, në kushtet e një konfliktualiteti, edhe qoftë ky
i stisur nga opozita, nuk është pozitiv. Meta nënvizoi se nuk është naiv për të
besuar se çdo gjë do të zgjidhet me konsensus, por sipas tij, çështjet e
mjedisit u takojnë të gjithëve.

Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve u miratua pak
javë më parë me 63 vota të maxhorancës, ndërsa deputetët e PDIU­së nuk morën
pjesë në votim. Por ligji u kthye sërish në Kuvend nga Presidenti Nishani.