Importi i mbetjeve/ Partia Socialiste mund të rishikojë ligjin

453
Sigal

Partia
Socialiste mund të rishikojë draftin e saj për impotin e mbetjeve para së
gjithash pas kthimit në Kuvend të ligjit nga presidenti Nishani, por edhe për
qëndrimin kundër të aleatëve të saj në koalicionin qeverisës LSI-PDIU. Një
tjetër shtysë për këtë rishikim nga ana e qeverisë, vjen edhe pas raportit
vjetor të Brukselit për Shqipërinë, që thekson se vendi ynë nuk i ka
kapacitetet për menaxhimin e një importi të tillë.

Burime nga mazhoranca, bëjnë me
dije se po përgatiten ndryshime në ligjin e mbetjeve. Nga të njëjtat burime
mësohet se po bëhen gati 3 ndryshime në ligjin e mbetjeve.

“Fonde për shoqërinë civile për
të ndjekur monitorimin e importit; Kuotë kufizuese për kompanitë e riciklimit
për sasinë e importeve; si dhe Detyrim i bashkive për të ndarë mbetjet që në
burim”- theksojnë burimet nga mazhoranca. Po ashtu do të diskutohet edhe
detyrimi i bashkive për të ndarë mbetjet.Shqip/