Implikimi i Tahirit në përgjimet e trafikantëve, Demiraj: Si nisi historia me fikjen e radarëve

508
Ish-ministri teknik i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka reaguar lidhur me dosjen ‘Habilaj’, pas arrestimit të Moisi Habilajt, kushëririt të 10-të të ish-paraardhësit të tij, Saimir Tahiri. Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Demiraj shkruan se gjatë kohës që ai drejtonte Ministrinë e Brendshme disa operacione antidroge përfunduan pa sukses, për shkak të fikjes së radareve në QNOD.
Duhet të kujtojmë faktin se në përgjimet e publikuara në mediat italiane, bazuar tek dosja me 416 faqe për këtë çështje, Miosi Habilajt, i arrestuar në Itali për trafik droge pohonte se kishte miq tek sistemi i kontrollit të Radareve. Mes të tjerash Demiraj paralajmëron se e vërteta do të dalë së shpejti në dritë të diellit dhe do të verboi politikën e korruptuar, ndërsa kujton se si nisi kjo histori.
MESAZHI I DEMIRAJT
Te nderuar miq!
Prej tre vitesh, ne detyra te ndryshme edhe si Minister I Brendshem kam denoncuar me fakte veprimtarine korruptive dhe kriminale me qendren e radareve dhe bashkepunimin e trafikanteve. Ne shume raste operacionet policore, nen drejtimin e tim, perfundonin pa rezultat per shkak te fikjes se radareve ne QNOD. Pergjigjet e klanit Habilaj njoftojne se ata kane pasur njerezit e tyre ne institucione. E verteta do te dale se shpejti ne drite te diellit dhe do te verboi politiken e korruptuar.

Kjo histori fillon me ne muajin Tetor 2013 me tenderin e mirembajtjes se radareve, moskryerjen e sherbimeve ne to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantet e Forcave Detare (nen drejtimin Sekretarit te pergjithshem te ministrise se Mbrojtjes ) gje qe coi ne ngritjen e autostrades se droges ne Adriatik.

Ne cilesine dhe pergjegjesine e shtetarit, kam ndare cdo shqetesim dhe informacion me partneret strategjike te vendit ne menyre qe te parandalonim nje dite kete skandal.

E verteta e skandaleve ne Policine e Shtetit, atyre qe drejtuan dhe mundesuan trafikun e droges, korrupsionit dhe lidershipit te Ministrise se Mbrojtjes do te dale se shpejti dhe fajtoret do te pergjigjen para ligjit. DD.
Sigal