“IMC Catcher”, Noka: Skandal i madh, u përgjua edhe Presidenti

503
Sigal

Komisioni hetimor për përgjimet me pajisjen “IMC Catcher” do të thërrasë për të raportuar si dëshmitarë ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, po ashtu Drejtorin e Burgjeve, Miklovan Kopani. Kryetari i Komisionit, Flamur Noka, deklaroi në Komision se futja dhe përdorimi i pajisjes së përgjimit nga autoritetet tona është një krim dhe se është cenuar rëndë siguria kombëtare.

“Rezulton që pikat e marrëveshjes me ‘Interforce’-n kanë të bëjnë me trajnimet dhe nuk kanë asnjë pikë që flitet që strukturat e Policisë së Shtetit mund të fusin ndonjë pajisje në mënyrë të paligjshme dhe ta përdorin atë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Në fund, nga ana jonë ka rezultuar se është kjo pajisje, mund dhe të jetë përdorur për të përgjuar drejtues shteti, deputetë, politikanë, diplomatë, prokurorë, gjyqtarë, gazetarë, biznesmenë”, u shpreh dje Flamur Noka. Deputeti i PD¬së u shpreh më tej se pajisja e përgjimit është futur në disa institucione shtetërore dhe është përdorur pa lejen e kryeprokurorit. “Pajisja nuk është përdorur vetëm nga oficerët italianë të ‘Interforce’¬ s për trajnime. Është përdorur nga punonjës të Policisë shqiptare pa praninë e oficerëve dhe autoriteteve italiane. Të gjitha këto fakte dhe prova në dhunim flagrant të Kushtetutës, ligjit, lirive dhe të drejtave të njeriut. Nga ana e autoriteteve tona me futjen dhe përdorimin e kësaj pajisjeje është kryer krim. Në gjykimin tonë është cenuar rëndë siguria kombëtare”, tha dje Noka.

Nga ana tjetër, nënkryetari i maxhorancës, Pjerin Ndreu, kërkoi nga opozita që të mos bëjë akuza politike, pasi procesi është ende në fazën e dyshimeve. “Ne sot jemi në fazën e dyshimeve të arsyeshme. Nuk kemi provuar asgjë. Jemi në fazën e dyshimeve. Termat duhet të ndryshohen dhe të bëhen: Dyshohet se… Nëse ti ke fakte, ne akoma nuk jemi të bindur. Për këtë histori ka një hetim, duhet t’i drejtohemi me një shkresë Prokurorisë deri në ç’fazë janë hetimet dhe sa na lejohet ne që disa nga personat që keni vendosur në listë për t’i thirrur këtu, dhe të thirren nga Komisioni Hetimor se mos gjatë pyetjes ne nxjerrim sekret hetimor e dëmtojmë rëndë hetimet, duhet të jemi në harmoni” tha dje Ndreu./panorama