Imami shet 33 mijë metra katrorë të “Partizanit” për 100 milionë lekë

495
Sigal

Partia Socialiste e Shqipërisë ka nisur dje të zbulojë për publikun skandalin e radhës së ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Deputeti socialist, Taulant Balla ka denoncuar shitjen e ish-klubit të sportit Partizani, një sipërfaqe prej 33 mijë metrash katrorë, për një shumë pothuajse qesharake prej 100 milionë lekësh. Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në dyert e ish-klubit të sportit Partizani Balla i ka drejtuar një pyetje publike Ministrisë së Mbrojtjes. “Kush janë përfaqësuesit e ish pronarëve? Por njëkohësisht Ministria duhet të sqarojnë se vetëm atyre që janë të lidhur me again në pushtet, përfaqësues të pronarëve, mund t’u kthehet një pronë e tillë në qendër të Tiranës”, është shprehur deputeti socialist. Ai ka insistuar në faktin që e gjithë procedura e privatizimit është e paqartë.  “Si ka mundësi që një institucion siç është Ministria e Mbrojtjes privatizon 17 milionë metra katrorë pa kaluar një ligj i posaçëm në Kuvendin e Shqipërisë?  Një ligj që të trajtojë jo vetëm mënyrën e privatizimit, por ligji të përcaktojë qartë edhe alternativat sociale të menaxhimit të këtyre pronave. Këtu duhej një kopsht, këtu duhej një shkollë, këtu duhej një qendër shëndetësore dhe jo pallati i radhës i njerëzve të lidhur me pushtetin”, është shprehur deputeti Taulant Balla. Ai ka theksuar se kjo është vetëm një pjesë asaj masakre që është bërë me pronat publike në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe se në ditët në vazhdim Partia Socialiste do të vijojë të denoncojë të gjitha rastet që duket qartazi se janë në shkelje të plotë të ligjit. Deputeti Balla ndër të tjera tha: “Prona në fund të kësaj rruge është një ndër ish-pronat në administrim dhe pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Për të gjithë ata që e mbajnë mend, këtu ka qenë klubi i futbollit Partizani, një pronë prej 33 mijë metra katrorë, pikërisht në qendër të Tiranës. Kjo ndërtesë është privatizuar dhe shitur nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Financave për 100 milionë lekë. Ministria do dalë dhe do thotë se trualli i kësaj prone prej 33 mijë metrash katrorë u është kthyer ish-pronarëve, ndaj unë po i bëj një kërkesë që në këtë moment: Të sqarojë se cilët janë përfaqësuesit e ish pronarëve? Por njëkohësisht Ministria duhet të sqarojnë pse vetëm atyre që janë të lidhur me again në pushtet, përfaqësues të pronarëve mund t’u kthehet një pronë e tillë në qendër të Tiranës. Këto janë vetëm 33 mijë metra katrorë nga 17 milionë e 400 mijë metra katrorë prona të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes në të gjithë Shqipërinë, sepse sikurse kjo pronë ashtu janë privatizuar apo vazhdojnë të privatizohen dhe prona të tjera kudo nëpër Shqipëri. Ne do të vazhdojmë nesër t’u tregojmë qytetarëve shqiptarë se çka ndodhur me prona të tjera sikurse klubi i sportit Partizani këtu në qendër të Tiranës.