Imami padit Braçen në Prokurori, deputeti i PS: “Dokumentet për armët, s’janë sekrete”

80

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal në emër të deputetit Erion Braçe. Arsyeja e këtij kallëzimi është nxjerrja e dokumenteve të klasifikuara sekret shtetëror, sipas ligjit përkatës, si dhe disponimi i dokumenteve shtetërore në rrugë të paligjshme, njofton Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Braçe i kishte bërë thirrje Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imamit, që të jepte dorëheqje, nën pretendimet se ministria e tij kishte autorizuar shitjen e predhave të mortajave në Jemen në vitin 2011, duke përdorur një kompani me bazë në Mal të Zi, menaxheri i së cilës ishte në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara. Ministria ka mohuar përdorimin e tregtarëve të paligjshëm të armëve, duke thënë se të gjithë ndërmjetësuesit janë të verifikuar nga partnerët ndërkombëtarë. Braçe mund të dënohet deri në pesë vjet heqje lirie, nëse shpallet fajtor. Partia Socialiste reagoi sot me një deklaratë ku thekson se nuk ka publikuar dokumente sekrete, lidhur me akuzat për shitjen e armëve. Deputeti socialist Erion Braçe në një dalje para medias, tha se janë thjesht urdhra të publikuara dhe jo sekrete shtetërore. “Ne nuk zotërojmë dhe s’kemi publikuar dokumente, të cilat cilësohen si sekrete. Nuk i kemi zotuar sepse s’ka qenë ky qëllimi dhe nuk i kemi publikuar në respekt për politikën e sigurisë kombëtare”, tha Braçe. Ai garantoi se asnjë prej dokumenteve të publikuara nuk ka ndonjë mbishkrim i klasifikuar si sekret shtetëror. Dbati mes ministrit Arben Imami dhe deputetit Erion Braçe u zhvendosën edhe në Kuvend në seancën e sotme.

poliR � n � � e �c ërkojnë t’u hedhin hi syve ndërkombëtarëve, por edhe ne shqiptarëve. Më së pari, ne qytetarëve të këtij vendi që e dimë se cilët janë këta politikanë që përbetohen aq shumë për ndershmëri dhe luftë kundër korrupsionit. “Toleranca zero” kundër krimit dhe korrupsionit na del në këtë mënyrë një zero me bisht. n � � z � e �c dokumentacionin mbetet për t’u theksuar problematika se shumë dosje dorëzohen pa informacion. Numri i dosjeve me mangësi, duhet thënë se, për fat të keq, është rritur shumë. Ky numër rritet si rezultat i mungesës së kontrollit, pra i postojnë pa i kontrolluar ne këto dokumentacione, sepse kështu është vendosur procedura nga ana e Ministrisë së Financave, gjë që bën të mundur që procesi i pagesës së tyre të zgjatet. Kjo, siç thashë, për shkak të mungesës së dokumentacioneve të sakta nëpër dosjet e tyre. Lidhur me këtë fakt, vetë personat aplikantë, duhet të interesohen nëse dokumentacionet janë në rregull apo jo, duhet të marrin konfirmimin. Ne jemi munduar që nëpërmjet procedurave që ndjekim të arrijmë t’i njoftojmë vetë nëpërmjet linjës sonë telefonike, për të gjitha mangësitë që kanë dosjet e aplikantëve, kjo për ata që depozitojnë numrat e telefonit nëpër këto dokumentacione. Gjithsesi, po mundohemi të amortizojmë këtë lloj defekti për efekt të ligjit, por që fatkeqësisht, kjo gjë vazhdon të ndodhë. Ndaj akoma nuk kemi arritur që këto probleme të sheshohen, sepse të dërgosh një dokument pa adresë, është tepër e vështirë për sektorin tonë.

-Ka filluar procedura e shpërndarjes së dëmshpërblimeve për të  pushkatuarit pa gjyq?

-Ne, aktualisht, jemi në fazën e shqyrtimit të dosjeve për të gjitha kategoritë e të burgosurve politikë. Sa i takon ekzekutimit të dosjeve të të pushkatuarve pa gjyq, pasi kanë kaluar me vendim të Këshillit të Ministrave, kanë kaluar për pagesë një numër i madh emrash që janë pushkatuar gjatë regjimit komunist. Në këtë pikë, ne jemi në fazën kur me punën e madhe të Ministrisë së Drejtësisë doli një vendim ku u miratua nga Këshilli i Ministrave, një listë me mbi 300 ish të pushkatuar pa gjyq. Ky proces po ecën shumë normalisht dhe me ritme tepër normale.

– Cila është procedura që ndiqet për tërheqjen e lekëve për këtë kategori?

-Ndërkohë, sa i takon procedurës së pagesës nga ana e institucionit tonë, nuk ndryshon. Pra, nuk do të ndryshojë numri i dokumenteve, lloji i tyre, madje as procedura e depozitimit të tyre. Duhet thënë se është taksative po ajo procedurë që është ndjekur për të gjithë ata ish të dënuar që nuk jetojnë. Ndaj në këtë pikë, ne po shpërndajmë lekët për të gjithë ata emra që janë pjesë e vendimit të Këshillit të Ministrave. Ne ndërkohë, do të vazhdojmë të kryejmë sistematikisht ekzekutimin e pagesave sipas dorëzimit të dokumentacionit. Në këtë pikë, dua të theksoj se pavarësisht se për çfarë kategorie bëhet fjalë, pagesa për të dënuar apo të pushkatuar, procedura e dorëzimit të dokumentacionit është e njëjtë dhe s’ka asnjë ndryshim. Nga ana tjetër, dua të theksoj se çdo i interesuar për të dorëzuar dokumentet duhet të jap informacionin e duhur se për cilin person dorëzohen dokumentet, kush është i dënuari, cili është numri i dosjeve dhe, së fundmi, të paktën një numër kontakti. Numri i kontaktit është i rëndësishëm, pasi ne si sektori i pagesave e kontaktojmë vetë të interesuarin për çdo të re dhe probleme të dosjes në fjalë. Kjo gjë bëhet për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtrese dhe që procesi të ecë sa më mirë dhe me ritme të shpejta.

-Sa është numri i personave, dosja e të cilëve ka kaluar për ekzekutim?

-Aktualisht, duke u mbështetur tek vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, kanë dalë 305 emra të ish të pushkatuarve pa gjyq, nga të cilët ne kemi bërë ekzekutimin e të gjitha atyre dosjeve që kanë pasur dokumentacionin përkatës.