Ilirjan Celibashi: “Qeverisja jonë duhet të justifikojë votën e dhënë”

486
Sigal

Qarku Fier:

 Zgjedhësit e Regjistruar 373.706 Numri total i vendeve të zgjedhjeve 576 Numri i qendrave të votimit që kanë dërguar të dhëna 525 / 91,15% Numri i fletëve të votimit të gjetura në kutitë e votimit 183.510 /183.508 Numri i fletëve të votimit të papërdorura 145.449 Numri i fletëve të votimit të dëmtuara 652 Numri i fletëve të votimit të pavlefshme 2.194 Numri i fletëve të votimit të vlefshme 181.326 Pjesëmarrja në votime në qendrat e votimit të cilat kanë dërguar të dhëna 54,31%

Qarku i Fierit

 Rrethi i Fierit

Numri i zgjedhësve 205.870

Numri i zgjedhësve që votuan 89.919

Përqindja  52.25 %

BASHKIA FIER

BASHKIA PATOS

BASHKIA ROSKOVEC

KOMUNA CAKRAN

KOMUNA DERMENAS KOMUNA FRAKULL

KOMUNA KUMAN KOMUNA KURJAN

KOMUNA LEVAN  KOMUNA LIBOFSHE

KOMUNA MBROSTAR KOMUNA PORTEZ

KOMUNA QENDER – FIER  KOMUNA RUZHDIE

KOMUNA STRUM  KOMUNA TOPOJE

KOMUNA ZHARREZ

Rrethi i Lushnjës

Numri i zgjedhësve  136.622

Numri i votuesve  74.221

Përqindja e votimit 56 %

BASHKIA DIVJAKE      BASHKIA LUSHNJE

KOMUNA ALLKAJ KOMUNA BALLAGAT

KOMUNA BUBULLIME       KOMUNA DUSHK

KOMUNA FIER SHEGAN    KOMUNA GOLEM-LUSHNJE

KOMUNA GRABIAN     KOMUNA GRADISHT

KOMUNA HYSGJOKAJ       KOMUNA KARBUNARE

KOMUNA KOLONJE     KOMUNA KRUTJE

KOMUNA REMAS  KOMUNA TERBUF

Rrethi i Mallakastrës

Numri i zgjedhësve  31.214

Numri i votuesve  18.246

Përqindja e votimit  58,45 %

BASHKIA BALLSH KOMUNA ARANITAS

KOMUNA FRATAR       KOMUNA GRESHICE

KOMUNA HEKAL  KOMUNA KUTE

KOMUNA NGRACAN   KOMUNA QENDER – MALLAKASTER

KOMUNA SELITE-MALLAKASTER

Rezultatet

PS  79.762

PD  39.792

LSI18.176

PDIU 8.455

PSV ’91 5989

DRITAN PRIFTI 5.989

TË TJERË  2.914

 

PS – 9 deputetë – Gramoz Ruçi, Erjon Braçe, Eglantina Gjermeni, Ilirjan Celibashi, Armando Subashi, Arben Çuko, Pirro Lutaj, Majlinda Bufi, Ervin Koçi

LSI- 2 deputetë – Petrit Vasili, Robert Bitri

PD – 4 deputetë – Sokol Olldashi, Mesila Doda, Kozma Dashi, Shpëtim Idrizi

PDIU – 1 deputet – Omer Mamo

Flet për “Telegraf”, Ilirjan Celibashi, deputeti i PS-së

Ne që punuam gjithë këtë kohë me njerëzit, e prisnim këtë rezultat. Nuk është surprizë. PS-ja u afroi njerëzve alternativat më të besueshme, konkrete, u afroi shpresën, që të gjithë bashkë, do të punojmë për të ndryshuar gjerat dhe realitetin tonë. Dhe vota e elektoratit përcolli mirëbesimin e tyre ndaj rrugëzgjidhjeve që PS-ja ka në programin e saj. Tani fillon e vështira për ne. Qeverisja jonë duhet të justifikojë votën që na dhanë. Tani vjen përgjegjësia më e madhe për t’i shërbyer denjësisht të gjithë zgjedhësve që votuan Rilindjen, por edhe atyre që zgjodhën alternativa të tjera. Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë një mision historik për Fierin dhe gjithë Shqipërinë dhe jam krenar që ndaj të njëjtin vizion për të ardhmen e këtij vendi. Do të angazhohem tërësisht për të realizuar projektet e paraqitura në fushatë për të mirën e Fierit. Gjej rastin të përshëndes dhe falënderoj nga zemra të gjithë zgjedhësit, aktivistët dhe vullnetarët e kësaj fushate, komisionerët dhe numëruesit, Partinë Socialiste dhe gjithë dashamirësit të cilët bënë të mundur fitoren. Në fund falënderoj familjen time për mbështetjen dhe mirësinë që më kanë dhuruar. Faleminderit fierakëve!

Qarku Korçë

Korçë

Devoll

Kolonjë

Pogradec

PS – 6 deputetë

LSI- 1 deputet

PD – 5 deputetë

Përfundoi numërimi në Qarkun e Korçës. 12 mandatet e këtij qarku u ndanë në 7 mandate të koalicionit të majtë ASHE, ku 6 i përkasin PS-së dhe 1 LSI-së, ndërsa 5 mandatet e  tjera janë të koalicionit të djathtë APMI. Mandatet e  PS-së përkthehen në 63 986 vota, mandati i LSI-së përkthehet në 14553 vota, ndërsa 5 mandatet e ASHE-së, përkatësisht të PD-së, përkthehen në 14 553 vota. Në këtë qark kishte  273.287 zgjedhës të regjistruar, ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 447. Në qarkun Korçë ka 4 rrethe: 1)Rrethi Korçë ka 2 bashki dhe 14 komuna 156.503 zgjedhës të regjistruar, ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 248. 2) Rrethi Devoll ka 1 bashki dhe 3 komuna, 32.794 zgjedhës të regjistruar , ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 51. 3)Rrethi Kolonjë ka 2 bashki dhe 6 komuna, 15.987 zgjedhës të Regjistruar , ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 37. 4)Rrethi Pogradec ka 1 bashki dhe 7 komuna, 68.003 zgjedhës të regjistruar , ndërsa numri total i vendeve të zgjedhjeve ishte 111.

Bashkim Fino: Ja pse fituam kaq thellë

I pyetur nga “Telegraf”, se cili ishte çelësi magjik i fitores së thellë të socialistëve në qarkun e Korçës, deputeti i këtij qarku, Bashkim Fino, u përgjigj se ky është rezultat i punës së mirë të drejtuesve të lartë socialistë dhe organizimit perfekt të strukturave të bazës. “Unë mendoj se fitorja e thellë e Korçës nuk lidhet vetëm me punën e një individi, por ajo është rezultat i organizmit perfekt të bërë nga Partia Socialiste në qarkun e Korçës. Me këtë rast i dërgoj një falenderim të veçantë të gjithë atyre njerëzve që votuan për fitoren e Partisë Socialiste, duke mundësuar kështu një diferencë të madhe me rivalët tanë të Partisë Demokratike. Unë mendoj se koalicioni PS-LSI ishte një nga shkaqet kryesore të kësaj fitoreje me diferencë kaq të lartë, por këtu duhet të përmend edhe punën e mirë të strukturave në qarkun  e Korçës. Nga ana tjetër unë dua të përmend si pikë determinante programin e partisë Socialiste, si edhe koordinimin e punëve për organizimin në terren. Ndërsa në lidhje me fitoren e madhe që arritëm në shkallë vendi, unë mendoj se këtu gjithçka u vendos nga strategjia e Partisë Socialiste, por edhe nga dështimi i Qeverisë së korruptuar të Sali Berishës. Kjo ishte arsyeja që populli shqiptar votoi për largimin e kryeministrit Berisha nga qeverisja e vendit. Sepse populli shqiptar këtë radhë i caktoi partisë sonë një mision të lartë për qeverisjen, të cilën PS do ta kryejë me sukses të plotë.

Lista e deputetëve Qarku Korçë:

PS – 6 deputetë – Bashkim Fino, Arta Dade, Olta Xhaçka, Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti

LSI- 1 deputet – Piro Kapurani

PD – 5 deputetë – Ridvan Bode, Eleina Qirici, Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Gjergji Papa