Ilirian Celibashi: Lista shteruese, nuk pranon deputetë të rinj

839
Sigal

Ish-ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, por edhe ish0kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, me kompetencën e juristit, ka hedhur dritë mbi ngërçin e vendeve vakancë në parlament, pasi opozita është vetëlarguar nga Parlamenti, duke djegur mandatet e deputetëve. Ish-kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, duke iu përgjigjur pyetjes se, çfarë ndodh nëse të gjithë kandidatët e opozitës për deputetë nga listat shumë emërore nuk preferojnë të marrin mandatin në Parlament tha: “Duke qenë se partitë politike që në zgjedhjet e kaluara nuk kanë qenë në koalicion, nëse listat e partive politike nuk kanë asnjë nga personat që kanë qenë në listën shumë-emërore, ato vendet ngelen bosh në Parlament. Në dijeninë time është rast unikal që e gjithë opozita dorëzon mandatet. Edhe ligjvënësi do ta kishte të vështirë për të parashikuar çdo lloj rasti. Fakti është ky që nëse lista shteron nuk ka asnjë lloj mënyre për të sjellë deputetë të rinj në Parlament. Nga pikëpamja formale, Parlamenti funksionon kur ka 70 plus 1 deputet”. Celibashi tha se protesta ka ndikim negativ në gjendjen social-ekonomike të vendit. Celibashi: “Ajo çfarë vlen më së shumti të evidentohet, është situata jo shumë normale që ka impakt jo pozitiv në klimën social-ekonomike të vendit. Antagonizmi i theksuar politik reflektohen edhe në ngjarje të tilla.”