Ilir Vrenozi, Azemit/ Rudina me Ruçin. Më mirë që s’je vëllai im unik

631
Demokratët, dhe jo vetëm, përkujtuan sot 21-vjetorin e vrasjes së tribunit të demokracisë, Azem Hajdari.
Sigal

Teksa Partia Demokratike organizoi homazhe në nder të kujtimit dhe veprës së Hajdarit, korçari i famshëm Ilir Vrenozi ka një tjetër mesazh.

Teksa ‘komunikon’ me vetë Azem Hajdarin, Vrenozi shpreh habinë se si vajza e tij, Rudina Hajdari, është sot në krah të mazhorancës socialistet.

 

“Poshtë komunizmi. Na mbytën komunistët. Ta dish ti ç’kanë bërë komunistët në këtë vend. Ti ke ikur që në 1998. Tani në 2019 ta dish ti që në krye të Parlamentit është Gramoz Ruçi . Ta dish ti që në krye të qeverisë është i biri i Kristaq Ramës. Po më e keqja, ta dish ti, është jot bijë që mbron këta.  Më mirë që s’je”, shprehet Vrenozi në videon-mesazhin e tij.