Ilir Meta zgjidhet President, Kryemadhi: Ende se kam uruar, ja këshilla ime për të

463
Në politikë kolegë, por në jetën familjare bashkëshort. Bëhet fjalë për çiftin Monika Kryemadhi dhe Presidentin e sapo zgjedhur, Ilir Meta.
Deputetja e LSI-së, Kryemadhi nuk i ka ‘shpëtuar’ kuriozitit të medias lidhur me faktin se tashmë bashkëshorti i saj është kreu i shtetit. Sapo dilte nga Kuvendi i Shqipërisë, Kryemadhi tha se ende nuk e kishte uruar për detyrën e tij Metën.
“Nuk kam uruar se nuk jam e kthjellët për çfarë ndodhi. Vendi ka nevojë për stabilitet. Ti uroj që ti japë zoti kthjelltësi dhe pozicionin që ai mori pasi shqiptarët kanë nevojë për mirëqenie”, pohoi Kryemadhi.
Sigal