Ilir Meta: Vota e shqiptarëve do të ndëshkojë Ramën më 25 qershor

478
Sigal

Kryetari
i Kuvendit, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Të paekzpozuarit” të Ylli Rakipit
në News 24 deklaroi se emri kryesor që duhet ndëshkuar më 25 qershor është z.
Rama, i cili është bërë një përfaqësues pa kushte i tyre në dëm të interesit
publik.

“Ne
kemi qenë me Partinë Demokratike dhe me Partinë Socialiste si garanci për
maxhorancën, për stabilitetin, funksionimin e institucioneve dhe integrimin
europian, dhe jemi forca që kemi garantuar mosbllokimin e proceseve integruese
në Shqipëri”, shtoi më tej  Ish Kreu i
LSI duke e cilësuar kështu këtë parti si faktori maxhor stabilizues i jetës
politike në vend.

Kryetari
i Kuvendit gjithashtu tha se nuk ka asnjë shans që Rama-Basha të bëjnë 71
mandate.


lidhje me dy mesazhet që Meta i ka drejtuar kreut të Partisë Socialiste mbi
zgjedhjet ai tha se ato janë mbi përdorimin politik të policisë dhe këtë lojë
për të dhunuar zgjedhjet. Me këtë veprim ai ka dalë “borxhit” Ramës. Meta nuk
pret përgjigje, sepse siç përfundon ai fjalën përgjigjen do ta japin
shqiptarët, socialistë dhe demokratët, në datën 25 qershor.

 

Zoti Meta, faleminderit që keni ardhur sot në
emisionin tim! Folëm në momentet e para që pas 8 vjetësh dy të mëdhenjtë janë
mbledhur…

Ish-të
mëdhenjtë, kjo sipas mendimit tim.

Deri në datën 25 qershor, deri sa t’i shohim, ata
janë të mëdhenjtë. Ne duhet të jemi realistë. Ju keni provat tuaja. Sot
Kryeministri ka folur dhe te “Zëri i Amerikës” duke folur për të gjithë. Ai ka
thënë se aleatët kishin një zgjedhje tjetër taktike dhe afatshkurtër.

Çfarë
do të thotë kjo, se nuk e kuptoj?

Çfarë mendoni ju për këtë që thotë Kryeministri?
Zgjodhëm një president thotë ai që përfaqëson edhe PD-në. Këtë e ka thënë dhe
te “Zëri i Amerikës”. Këtë gjë e ka thënë vazhdimisht. Çfarë borxhi i ka
populli shqiptar Ilir Metës? Çfarë borxhi i ka PS-ja?


pari, unë nuk e di që ai më ka propozuar me konsensusin e PD-së.


dyti, çfarë borxhi i ka Shqipëria Kryeministrit i cili kërkon të eliminojë
zgjedhjet e lira dhe demokratike në Shqipëri?

E
para, kërkoi ta bënte duke lënë opozitën në çadër dhe duke mos ofruar garanci
për zgjedhjet.

E
dyta, pasi mori kreun e opozitës për 3 orë në errësirë bëri marrëveshje si të
pushtojë televizionet bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike, dhe
njëkohësisht të bëjë gjithçka për të fiksuar qytetarët shqiptarë që të mos
votojnë për asnjë alternativë tjetër. Ai ngriti një task-force, e cila vepron në errësirë, në kundërshtim me ligjin, në
kundërshtim me Kushtetutën, me ligjin e statusit të nëpunësit civil, ku nuk ka
asnjë ministër të LSI-së, duke pasur në konsideratë që ministrja e Integrimit
Europian ka përgjegjësitë e saj edhe për çështjen e zgjedhjeve në raport me
integrimin europian, edhe për reformën e administratës publike, që është një
reformë kyçe për integrimin europian. Ata shkelin ligjet gjithë ditën dhe bëjnë
presion ndaj administratës. Dhe ky miting që ne sapo pamë është një miting
administrate e mbledhur nga e gjithë Shqipëria, si kudo.

Z. Meta, duket sikur ndarja juaj me Partinë
Socialiste është definitive.

Ka
dy gjëra të ndryshme raporti ynë me Rilindjen, apo me mavitë dhe raporti ynë me
Partinë Socialiste…

… raporti juaj me Partinë Socialiste, por në fakt
nuk kemi Parti Socialiste. Duket sikur nuk…

Viktima
e parë e Rilindjes dhe e mavisë është vetë Partia Socialiste. Ajo sot nuk ka as
flamur, ajo sot nuk ka simbole, ajo sot nuk ka as histori, ajo sot nuk ka as
solidaritet. Çfarë ka shpallur? Rilindja ka shpallur zhbërjen e Partisë
Socialiste. Çfarë thotë Rilindja? Në 27 vjet nuk është bërë asnjë gjë. Pra,
Partia Socialiste, për shembull, nga ‘97-a deri në 2005-n nuk ka qeverisur, nuk
ka bërë asnjë autostradë, nuk ka rindërtuar gjykatat e shkatërruara,
komisariatet e shkatërruara në `97-n, ekonominë e shkatërruar nga piramidat.
Nuk ka bërë asgjë, për sa i takon integrimit europian të Shqipërisë. Asgjë! Çdo
gjë fillon me Rilindjen. Pra, viktima e parë e Rilindjes është vetë Partia
Socialiste. Tani kërkon të bëjë viktimë të gjithë Shqipërinë.

Të jemi realistë, në këto 4 vjet ju e keni ndihmuar
shumë fort Rilindjen. Bashkë keni qenë.

Nuk
kemi ndihmuar Rilindjen. Kemi dhënë një mundësi…

Dhe duhet t’u thoni shqiptarëve edhe përgjegjësitë
tuaja.

Ne
përgjegjësitë tona i marrim. Ne i kemi dhënë një mundësi Partisë Socialiste,
meqenëse ishte partia më e votuar, për të treguar një vizion tjetër. Ajo që
shohim është një vizion i degraduar i një ish-kryetari bashkie.

Zoti Meta, flamur ka, sepse nxori flamurin kombëtar.

Ka
një kompleks, ngaqë ka qenë tersi i kombëtares në futboll. Këtu nuk po flas për
ju…

Kam parë që përdorni tani termin “oligarkia” dhe ia
vishni atë Edi Ramës. Unë jam dakord që sistemi është oligarkik. Ne duam emra, z.
Meta, dhe duam të krijojmë besim, sepse mendimi im është që edhe ju keni qenë
pjesë, keni oligarkët tuaj, prandaj besimi te ju është shumë i dobët. Çfarë
mund të thoni për këtë?

E dyta, keni bërë një punë me rininë, kuptohet që do
t’ju mbështesë ju, problemi që kemi ne, është se kjo rinia më duket më shumë si
një rini, që e keni rreth partisë, por nuk shikoj se çfarë vlerash ka, çfarë
idealesh ka, sepse rinia kudo në botë sjell një të re, sjell një ndryshim. Ndërsa
këtu është ideja sikur thjesht rinisë i garantoni punë, argëtim, pra nuk është
një rini që sjell ndryshim, por një rini që përdoret…

Këtu
nuk jam fare dakord. Tek e para, LSI-ja ka më shumë se dy vjet që ka depozituar
në parlament një projektligj që çdo koncesion duhet të kalojë në parlament, pra
nuk duhet të kalojë më me vendime qeverie apo me çdo akt tjetër që anashkalon
parlamentin, me qëllim që të evitohet marrja e pasurive kombëtare apo e
shërbimeve publike nga persona të caktuar që janë pa dyshim oligarkë apo
partnerë të tyre të huaj, që gjejnë këtu si partnerë lokalë të njëjtët njerëz,
të cilët kanë pasur ndikim të rëndësishëm në qeverinë e mëparshme, që ka ndikim
të rëndësishëm në qeverinë aktuale, të cilët kërkojnë një sistem të mbyllur jo
vetëm ekonomik, por edhe politik.

 Emra, emra,
sepse në një të nesërme i presim këta të përgjigjen.

Emri
kryesor që duhet ndëshkuar më 25 qershor është z. Rama, i cili është bërë një
përfaqësues pa kushte i tyre në dëm të interesit publik. Ajo për të cilën unë
jam i bindur se zoti Vasili dhe LSI-ja nuk do të bëjnë asnjëherë asnjë lloj
kompromisi është çështja e koncesioneve, e para, sepse kemi të bëjmë me
pasuritë tokësore dhe nëntokësore të shqiptarëve dhe shërbimet publike; së
dyti, për sa i takon ligjit të mbetjeve, importit të mbetjeve, ku përsëri
ekzistojnë dyshime serioze se janë të përfshirë përfaqësues të asaj, që ne e
quajmë oligarki dhe që ka qëllim të mbrapshta. Kështu që pa dashur të hyj sot
në emra për shkak të shumë arsyeve, jo të arsyeve personale, sepse nuk kam
asnjë kompleks, se nuk kam detyrim ndaj asnjë oligarku apo biznesmeni në
Shqipëri, duhet t’ju se kjo tani është një betejë e qartë dhe e hapur, që nuk
ka të bëjë thjesht me individë, por ka të bëjë me interesin publik.


dyti, për sa i takon rinisë, unë do të doja, në qoftë se ju do të kishit qenë
më i vëmendshëm, të kishit vënë rënë se një nga kundërshtaret kryesorë të
keqzbatimit me qëllime klienteliste të ligjit për arsimin e lartë, ka qenë
pikërisht deputetja më re e parlamentit, Kejdi Mehmetaj. Është tashmë evidente
se ai ligj dhe akoma më tepër mosbërja e akteve nënligjore në përputhje me
interesin publik u bë në këtë ndikim për të trysnuar dhe për të devijuar shumë
studentë që të shkojnë drejt universiteteve private dhe jo drejt universiteteve
publike, duke rritur kostot e arsimimit të tyre dhe duke i shantazhuar me ato
dy fazat përjashtuese, pasi dihet që ishte një dështim i plotë fakti që në
fazën e parë, pra me 10 preferenca u regjistruan 3%-5%, të cilët u detyruan
pastaj nga frika, meqë ishin dy faza, duhej të kishte më shumë faza, të shkonin
të regjistroheshin në universitete private që të mos mbeteshin pa shkollë në
universitetet publike. Përmend këtu rastin e deputetes më të re që kemi pasur
ne, Kejdi Mehmetaj, apo deputetja tjetër e re Silva Caka, që kanë bërë ligjin
“Për vullnetarizmin” dhe këta të rinj unë mendoj se janë të rinj që nuk janë
ashtu siç mund të mendoni ju apo mund t’i paragjykojë dikush, janë të rinj me
shumë personalitet, janë të rinj të shkëlqyer në mësime, janë të rinj të ditur,
të socializuar, që kemi nevojë, janë të rinj që e duan vendin, duan të kontribuojnë
për të ardhmen e këtij vendi dhe ne nuk i duam të rinjtë thjesht për dekor apo
animatorë, si aty, për flamuj. Po të shikoni listën e Tiranës, ajo është një
listë vetëm me të rinj dhe të reja; që nga ministrja e Integrimit, që mendoj se
ka bërë një figurë shumë të mirë dhe me shumë përgjegjshmëri; që nga Kejdi
Mehmetaj; që nga kryetarja e LRI-së, që është një studente ekselence; deri tek
të gjithë të tjerët.

Unë
besoj se është më mirë të promovojmë të rinj në parlament, se sa njerëz me
rekorde kriminale apo biznesmenë, të cilët kanë qenë dhe nuk kanë thënë asnjë
fjalë për interesin publik dhe nuk kanë sesi ta thonë.

Në mitingun e Durrësit thatë: “Edhe 72 orë përfundon
zhgënjimi i një prej qeverisjeve më të këqija të Shqipërisë”, e quajtët ju
qeverisjen e Ramës. A ju duket normale, morale që është hera e dytë që
qeverisni për 4 vjet dhe dilni për 40 ditë në opozitë? Pra, këtu mua më duket
tamam një forcë e paparë, që merr benefitet e qeverisë për 4 vjet dhe kur vjen
fushata sillet si opozitë.


pari, LSI-ja ka marrë ato përgjegjësi që janë publike, nuk ka marrë dhe nuk ka
kërkuar as koncesione,as tenderë dhe as pjesë pushteti.

Jo, por nuk di shembull si ky.


fal, në qoftë se ne jemi në një situatë kur nën presionin e oligarkëve dhe të
eksponentëve që organizuan dhe realizuan ndërmarrjen më të madhe të drogës në
Europë, që është kanabisi, Kryeministri shkon deri aty, sa të rrezikojë
zgjedhjet e lira dhe demokratike në Shqipëri, pa dyshim ato gjëra që janë thënë
në një mënyrë më të përmbajtur dhe më politike, duhen thënë edhe më fort, edhe
më hapur përpara se sa të jetë vonë. Kështu që nuk kam asnjë kompleks as unë
dhe as LSI-ja.

Por nuk i thatë as 4 vjet, as 4 vjet me Berishën dhe
dilni në fund në opozitë. Kjo është e çuditshme.

Jo
e keni shumë gabim. Më falni, për kanabisin ne e kemi bërë shumë të qartë këtë
gjë, edhe ministrat tanë që kanë qenë në qeveri e kanë ngritur këtë çështje me
forcë.

Ju thatë që ka spërkatje kur u kap avioni i parë, z.
Meta…

Po,
dhe e mendova. Nuk e kam besuar këtë gjë,
besova vërtetë se ishin avionët e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët
spërkasnin…

Sepse kjo duket: “Kur jemi ne mirë në qeverisje,
Shqipëria nuk ka problem, pastaj sa prishen llogaritë tona politike, ne bëhemi
kritikë dhe opozitarë”.

Unë
e kam thënë: kam menduar vërtet se ishin mushkonja dhe kam menduar se ishte një
shpikje e Berishës, që ishte kundër mushkonjave, për këto të shëndetësisë.

Kur
ka rënë avioni i parë jam tronditur se si mund të ndodhte kjo gjë, më pas kur
ka rënë në Ishëm avioni i dytë, ne e kemi ngritur zërin me forcë, ashtu sikurse
e kemi ngritur zërin me forcë kur është bërë vjedhja në Rinas dhe policia nuk
mbante përgjegjësi brenda aeroportit, ashtu sikurse e kemi ngritur kur janë
bërë vjedhje të bankave në mes të akseve kryesorë të e vendit e kështu me
radhë. Po ashtu ne për çështjet e koncesioneve kemi mbajtur qëndrimin tonë dhe
për shumë çështje të tjera në lidhje me transparencën.

Por përsëri thelbi i pyetjes sime është: ishte e
çuditshme, sepse u përsërit dy herë, qeverisni 4 vjet dhe dilni po përsëri në
opozitë kur vjen fushata.

Ne
kemi qenë me Partinë Demokratike dhe me Partinë Socialiste si garanci për
maxhorancën, për stabilitetin, funksionimin e institucioneve dhe integrimin
europian, dhe jemi forca që kemi garantuar mosbllokimin e proceseve integruese
në Shqipëri. Mund t’ju them një rast: po të mos ishte bërë me konsensus reforma
në drejtësi, nuk do të ishte marrë rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave
midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, sepse kriter kyç është dialogu politik
në vend. Po ju marr një rast: me Berishën ne kemi bërë të qartë se në rast se
Berisha do të miratonte në mënyrë të njëanshme, pa konsultim me NATO-n ligjin
“Për shërbimin informativ”, ne do të prishnim koalicionin me Berishën, dhe ai u
tërhoq nga kjo gjë. Pra, për çështje kyçe, për çështje madhore ne kemi mbajtur
qëndrimin tonë.

Zoti Meta, nuk mjaftojnë këto, sepse kur ka ardhur
puna për ndarjen e pasurisë publike, e të mirave publike…

Për
shembull?

Ju thoni koncesionet, por për gjithçka që është
marrë vendim perceptimi është, dhe unë kështu mendoj se është e vërteta, që ju
keni ndarë tepsinë që thotë Rama…

Nuk
kemi ndarë asnjë lloj tepsie.

Nuk i jeni kundërvënë asnjëherë, përveç dy-tre
rasteve, por kur vjen puna te bregdeti i masakruar lart e poshtë, për ndërtime
pa fund të kullave që nuk kanë asnjë lidhje, për hidrocentrale dhe koncesione,
që kanë qenë edhe nga koha e Berishës dhe që i ka vazhduar Edi Rama, nuk keni
ndaluar.

Për
koncesionet ne kemi një qëndrim të qartë. Kemi një ligj në parlament. Kemi
kërkuar, por nuk na ka mbështetur as opozita e Bashës, për fat të keq, për këtë
gjë.

Problem është edhe ky. Ndonjëherë mbahen edhe
qëndrime për një çështje të caktuar: “Ne dalim nga qeveria”.

Kjo
është gjëja më e thjeshtë.

I vetmi kërcënim për të dalë nga qeveria ishte
reforma në drejtësi.

Sepse
ishte çështje tepër madhore, siç ishte prishja e marrëdhënieve me NATO-n në
kohën e Berishës.

Nëse ju merrni vota, sepse Partia Socialiste dhe Edi
Rama nuk pranojnë më të bëjë një koalicion me ju…

Na
e ka lehtësuar punën.

Pra, nëse ju merrni mjaftueshëm vota për t’u
bashkuar me Partinë Demokratike, do ta bëni një gjë të tillë?


pari, LSI-ja do të dalë forcë e parë dhe nuk bëhet më fjalë që ajo të jetë një
forcë plotësuese.


dyti, ne e kemi bërë të qartë, ose më saktë Edi Rama na e ka lehtësuar çështjen
e ditës së hënë, duke përjashtuar çdo lloj koalicioni me LSI-në. Ne nuk e
përjashtojmë mundësinë e bashkëpunimit me PS-në, por pa Edi Ramën si
përfaqësues të Rilindjes, oligarkisë dhe të gjitha këtyre problemeve.

Po për PD-në, me Lulzim Bashën, pa Lulzim Bashën,
keni ndonjë…? Supozojmë që ju duhet bashkëpunimi me PD-në, sepse ajo merr…

Për
Lulzim Bashën kam këtë mesazh: tradhtinë mund ta duan të gjithë, por tradhtarin
nuk e do asnjë.

Kështu
që, Lulzim Basha, në këto 72 orë, duhet t’u afrohet kauzave të çadrës; për zgjedhjet
e lira, për luftën kundër krimit të organizuar dhe këputjeve të lidhjes së
krimit me politikën, kundër oligarkisë dhe oligarkëve barkderra, siç thoshte te
çadra dhe njëkohësisht…

Po në qoftë se do të vazhdojë “Big Mac”-un pas
zgjedhjeve?

Nuk
ka asnjë shans që Rama-Basha të bëjnë 71 mandate. Ka plot socialistë, demokratë
të përgjegjshëm dhe forca të tjera politike, sepse nuk duhet të krijojmë idenë sikur
aty do të jenë vetëm tri forca.

Unë
jam i bindur që edhe LIBRA, PDIU-ja, Paskal Milo, si dhe shumë forca të tjera
politike do të votohen. Bashkimi i këtyre forcave është frika e tretjes elektorale
të dy Rilindjeve, në PS dhe PD, për fat të keq, nga vetë fakti që njerëzit kanë
qenë në kërkim të alternativave të reja. Jo vetëm të Lëvizjes Socialiste për
Integrim, por edhe të alternativave të tjera demokratike.

Unë
i ftoj të gjithë ata qytetarë shqiptarë që janë të lodhur dhe mërzitur nga
politika që, sado të pakënaqur të jenë me politikën, përsëri katër vjetët që
vijnë politika do të merret me ta.

Kështu
që, është e domosdoshme që ata të shprehin vullnetin e tyre, sepse vota e tyre
do të numërohet drejt. Ata që nuk duan të votojnë për LSI-në, për arsyet se
mund të jenë të zhgënjyer apo janë mosbesues, duhet të votojnë për një
alternativë tjetër demokratike.

Ju keni thënë që nuk do të mandatoni një
Kryeministër që cenon mandatin e zgjedhjeve. Si do ta bëni ju këtë, sepse është
OSBE-ODHIR-i ai që… Në përgjithësi ODIHR-i thotë që zgjedhjet në Shqipëri
ishin më të mira se ato të kaluarat.

Unë
besoj që fjalën kryesore do ta thotë vetë populli shqiptar pas 72 orësh.

Keni biseduar me z. Edi Rama që nga koha që jeni zgjedhur
President dhe deri sot? Asnjë bisedë me të… Ndahen dy njerëz që kanë qenë 4
vjet bashkë.

Unë
i kam çuar dy mesazhe lidhur me zgjedhjet, përdorimin politik të policisë dhe
këtë lojë për të dhunuar zgjedhjet. Mesazhet e mia janë bërë publike. Unë i kam
dalë borxhit Edi Ramës.

Ai nuk ka kthyer asnjë përgjigje?

Nuk
ka nevojë të kthejë përgjigje, sepse përgjigjen do ta japin shqiptarët,
socialistë dhe demokratët, në datën 25 qershor.