Ilir Meta vizitë zyrtare në Kuvajt: Do forcojmë bashkëpunimin!

392
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u nis dje për një vizitë zyrtare në Kuvajt me ftesë të homologut të tij kuvajtian, Marzouq Al-Ghanim. Sipas një njoftimi për shtyp nga Kuvendi, gjatë vizitës së tij Kryeparlamentari shqiptar do të pritet nga homologu kuvajtian dhe krerët më të lartë të Shtetit të Kuvajtit. Në këtë vizitë Meta shoqërohet nga një delegacion parlamentar, i përbërë nga nënkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, kryetari i grupit të Miqësisë Shqipëri-Kuvajt, Shpëtim Idrizi dhe deputeti Musa Ulqini. Kryetari i Kuvendit shprehu bindjen se, kjo vizitë e parë e tij në Kuvajt do t’i kontribuojë forcimit konkret të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai shprehu po ashtu mirënjohjen për punën e ambasadorit kuvajtian në Tiranë, Najeeb Al-Bader për realizimin e kësaj vizite të rëndësishme.