Ilir Meta u përgjigjet kritikave për idenë “ Meta Kyreministër”: “Objektivi është fitorja”

425
Sigal

Kryetari iLSI-së Ilir Meta e cilësoi si një dëshirë individuale deklaratën e deputetit Nasip Naço në Berat, i cili ftoi qytetarët të votojnëLSI-në për të bërë liderin e saj kryeministër të Shqipërisë. Ilir Meta theksoi se, objektivi i tij është fitorja e së majtës në 23 Qershor. Meta konfirmoi se, marrëdhënia eLSI-së me PS-në është mjaft konstruktive dhe se partia e tij do t’i qëndrojë besnike paktit të firmosur në Shkodër. “Objektivi kryesor i LSI-së dhe i imi është fitorja e Aleancës për Shqipërinë Europiane në 23 Qershor dhe njëkohësisht arritja e një rezultati historik dhe i tillë do të jetë për LSI-në. Lidhur me deklarata të caktuara mendoj se, ato nuk na shmangin nga objektivat kryesore që ne kemi dhe njëkohësisht sikurse u konfirmua, edhe dje nga PS-ja, koalicioni është në një sintoni të plotë dhe me një rritje të jashtëzakonshme të frymës së bashkëpunimit, që thellon çdo ditë fitoren e 23 Qershorit. Koalicioni i majtë ka një objektiv të vetëm, që është fitorja plebishitare dhe është në sintoni të plotë. Të tjerat janë deklaratat dhe dëshira të individëve të caktuar. Ashtu si edhe zoti Berisha ka ëndrrat e tij dhe vazhdon të shikojë ëndrra me sy hapur. Objektivi im i vetëm është fitorja e së majtës dhe një objektiv tjetër, që nuk po më ndihmon Berisha për ta realizuar, që është miratimi i 3 ligjeve. Me PS-në  kemi rënë dakord që doktori të mos jetë më kryeministër”,- u shpreh Meta. Lideri iLSI-së tha se, Kryeministri Berisha synon të bëjë diversion brenda së majtës, kur deklaron se: “Meta u largua nga koalicioni qeveritar pasi synon karrigen e kryeministrit”. “Diversionet e tij brenda të majtës, apo brenda opozitës nuk kanë më asnjë të ardhshme. Ai arriti të qëndrojë për një kohë të gjatë në pushtet, falë problemeve. Tani fillon një epokë e re në mëngjesin e 24 Qershorit. Epoka e re e një Shqipërie që ecën pa u ndalur në rrugën e integrimit europian”,- deklaroi Meta.