Ilir Meta u drejtohet të rinjve: Forcimi i bashkëpunimit mes të rinjve do ndryshojë Shqipërinë

452
Për herë ta parë që pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Presidenti i ardhshëm Ilir Meta ka folur në Jalë, në kampin veror “IUSY World Festival 2017”. Sapo u ngjit në podium, ish-kryetari i LSI-së u prit me ovacione nga të rinjtë. Meta u ka kërkuar të rinjve të LRI-së që të forcojnë lidhjet me të rinjtë eurosocialistë, për të shkëmbyer eksperiencat mes tyre.“Unë ju kërkoj të gjithëve të forconi IUSY-in, të forconin bashkëpunimin midis të rinjve kudo, edhe këtu në Shqipëri sepse vetëm në këtë mënyrë, edhe Bota edhe Evropa, edhe Shqipëria, dhe Rajoni ynë do të kenë ndryshime më pozitive për të rinjtë. Sepse kërcënimet globale kërkojnë edhe një soliditet në rritje dhe në radhë të parë një ndërgjegjësim më të madh të të rinjve për t’i fituar këto sfida, të cilat rrezikojnë të ardhmen e njerëzimit”, tha Meta. Rinia sot, shtoi ai, kanë dy rrugë: ose të jenë pjesë e ndryshimeve pozitive, ose të jenë viktima të ndryshimeve.“Ajo që dua të them është se e gjithë jeta ime politike lidhet me të rinjtë. Dhe shpresoj të kem bërë më të mirën duke mbështetur të rinjtë që të jenë sa më aktiv në politikë, por padyshim që e ardhmja ka sfida shumë më të mëdha sot se sa përpara disa vitesh dhe të rinjtë tanë kanë dy rrugë: ose do të jenë protagonist të ndryshimeve pozitive, ose do të jenë viktima të këtyre ndryshimeve nëse nuk do të marrin pjesë në këto ndryshime”, u tha Meta të rinjve. Kampin veror “IUSY World Festival 2017”, do të mbahet për katër ditë me radhë, në Jalë.
Sigal