Ilir Meta thërret Këshillin e Mandateve në orën 18:00

435
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka kërkuar që sot në orën 18:00 të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Ky këshill studion propozimet për ndryshimin e Rregullores, jep mendime për çështje të interpretimit të Rregullores, si dhe për konfliktet në lidhje me kompetencat ndërmjet komisioneve të Kuvendit. Me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, Këshilli shqyrton kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti, në përputhje me nenin 118 të Rregullores dhe nëse ka vend për procedim ndaj deputetit të ndaluar ose të arrestuar, sipas nenit 119 të Rregullores. Këshilli shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me mandatin e deputetit dhe paraqet raportin përkatës në seancë plenare. Këshilli verifikon mandatin e deputetit, i cili zgjidhet gjatë legjislaturës dhe paraqet raportin përkatës në seancë plenare brenda 30 ditëve. Këshilli mblidhet në mënyrën e parashikuar nga kjo Rregullore për komisionet e përhershme.
Sigal