Ilir Meta: “Të rinjtë kanë ato ëndrra të cilat i bëjnë të sakrifikojnë gjithçka për të ardhmen e tyre dhe të vendit të tyre”

401
c në qarkun e Tiranës zhvilluan një takim me të rinjtë e Njësisë Administrative nr. 2 të kryeqytetit ku u diskutua për programin e LSI-së për rininë dhe arsimin.

Të pranishëm në këtë takim ishin ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse përpara të rinjve z. Ilir Meta shprehu besimin se të rinjtë shqiptar janë ata që duhet të mbështeten më shumë për shkak se të rinjtë sakrifikojnë gjithçka për idealet e tyre.

“Të rinjtë kanë ato ëndrra të cilat i bëjnë të sakrifikojnë gjithçka për të ardhmen e tyre dhe të vendit të tyre dhe kanë atë idealizëm pa të cilin një vend nuk mund të ndryshojë dhe nuk mund të ketë progres shoqëror”, – tha z. Meta
Sigal