Ilir Meta: Të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh Shqipëri-Angli

501
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kryeparlamentari i Shqipërisë,
takime të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar

Në Parlamentin Britanik,
delegacioni shqiptar u mirëprit nga Zv. Kryetari i Dhomës së Ulët, Lindsay
Hoyle dhe zhvilloi takime të veçanta me Madeleine Moon, Kryetare e Grupit të
sapokrijuar të Miqësisë me Shqipërinë, Lord Bowness, Sekretar i Grupit të
Miqësisë dhe Komisioneren Parlamentare për Standardet, Kathryn Hudson.

 Meta theksoi se marrëdhëniet me
Britaninë e Madhe kanë qenë gjithnjë të rëndësishme dhe në këtë drejtim, të dy
parlamentet duhet të punojnë më ngushtë së bashku për intensifikimin e
bashkëpunimit dypalësh

 

Kryeparlamentari, Ilir Meta, nisi
dje një vizitë zyrtare parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar, shoqëruar prej
Arta Dade, Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme. Në Parlamentin Britanik,
delegacioni shqiptar u mirëprit nga Zv. Kryetari i Dhomës së Ulët, Lindsay
Hoyle dhe zhvilloi takime të veçanta me Madeleine Moon, Kryetare e Grupit të
sapokrijuar të Miqësisë me Shqipërinë, Lord Boëness, Sekretar i Grupit të
Miqësisë dhe Komisioneren Parlamentare për Standardet, Kathryn Hudson. Meta
nënvizoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së
Madhe, veçanërisht pas referendumit britanik mbi anëtarësinë në BE. Meta
theksoi se marrëdhëniet me Britaninë e Madhe kanë qenë gjithnjë të rëndësishme
dhe në këtë drejtim, të dy parlamentet duhet të punojnë më ngushtë së bashku
për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë drejtim, Meta shprehu
mirënjohjen për krijimin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin
Britanik, duke shprehur njëkohësisht bindjen se anëtarët e grupit do të japin
një kontribut të çmuar për forcimin e shkëmbimeve dhe kontakteve
ndërparlamentare.

Gjatë mbrëmjes së parë,
Presidenti i Grupit Britanik të Unionit Ndërparlamentar, deputeti Nigel Evans
organizoi edhe një pritje të veçantë për nder të Kryetarit të Kuvendit dhe
delegacionit shqiptar.

Meta mbajti edhe një fjalë, ku
theksoi se dy parlamentet kanë shumë punë për të bërë, jo vetëm në rritjen e
mëtejshme të shkëmbimeve parlamentare, por gjithashtu në nxitjen e qeverive
respektive për të punuar më ngushtë bashkë, veçanërisht në fushat e sigurisë,
anti-terrorizmit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,
drejtësisë dhe sigurisht, në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike me
synimin për të mirëpritur më shumë investime britanike në Shqipëri dhe në
rajonin e Europës Juglindore.