Ilir Meta takon Ramush Haradinaj: Dialogu qeveri-opozitë t’u japë perspektivë qytetarëve

472
Sigal

Dje kryetari i Kuvendit Ilir Meta u takua me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet për vizitë në Tiranë. Ky takim, i cili vjen pas vizitës së delegacionit të Parlamentit të Kosovës është në vijim të kontakteve, komunikimit tonë të vazhdueshëm me të gjithë aktorët dhe faktorët e politikës në Kosovë, me qëllim inkurajimin e gjithë atyre proceseve të dialogut të brendshëm në radhë të parë dhe bashkëpunimit që ndihmojnë Kosovën drejt procesit të integrimit evropian por edhe në mbështetje të proceseve më të gjera rajonale ku Kosova ka një rol mjaft të rëndësishëm për të luajtur dhe ku jam i bindur që edhe opozita në Kosovë ndjen përgjegjësinë e saj për ta luajtur këtë rol në mënyrë sa më konstruktive.Ilir Meta: “Besoj se vështirësitë me të cilat ndeshen qytetarët e Kosovës nuk mund ta justifikojnë këtë zhvendosje, le të themi më mirë në mënyrë masive, vlerësoj se në çdo rast të vetmit që përfitojnë janë trafikantët, pasi bëhet fjalë për një biznes të jashtëzakonshëm, i cili po sjell jo vetëm largimin e qytetarëve në mënyrë masive nga Kosova, por edhe po i dëmton ata ekonomikisht në mënyrë mjaft serioze, pasi kanë rënë pre, për vlerësimin tim, të një rrjetë trafikantësh që përfitojnë shuma marramendëse nga ky manipulim që po u bëhet qytetarëve të Kosovës, të cilët në një shumë të shpejtë do të jenë të detyruar të kthehen në Kosovë, por pasi të kenë pësuar humbje të rëndësishme dhe zhgënjime të mëdha.Kështu që është e rëndësishme për t’i dhënë më shumë perspektivë Kosovës. Në këtë drejtim, natyrisht qeveria ka përgjegjësitë kryesore por besoj se edhe një bashkëpunim dhe një dialog mes qeverisë dhe opozitës për çështjet më të rëndësishme që japin një perspektivë për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës është e domosdoshme ashtu sikurse besoj që edhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndihmonte për të shmangur dhe dekurajuar këtë lloj tundimi, i cili ka edhe arsye psikologjike përveç atyre ekonomike dhe sociale.