Ilir Meta: “Stabiliteti i Maqedonisë mbetet shumë i rëndësishëm dhe kyç për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit”

461
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta shpreh shqetësimin e madh për ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe për situatën e krijuar atje.

Z. Meta apelon dhe u kërkon autoriteteve vendase të distancohen nga dhuna, si edhe të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e dhunës dhe pasojave të saj.

“Stabiliteti i Maqedonisë mbetet shumë i rëndësishëm dhe kyç për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit dhe të ardhmen e tij. Në këto momente vendimtare dhe kritike për Maqedoninë dhe për rajonin kërkohet maturi, qetësi, dialog politik dhe veprime të cilat t’i shërbejnë rikthimit të paqes sociale dhe normalizimit të situatës”,- shprehet Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta.
Sigal