Ilir Meta: Sot votojmë në Kuvend aderimin e Malit të Zi në NATO!

567
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me homologun e Malit të Zi, Darko Pajoviç. Pas takimit, dy kryeparlamentarët kanë dalë në një konferencë për mediat, ku kanë vënë theksin te thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjatë fjalës së tij, Meta ka deklaruar se Kuvendi shqiptar do të votojë sot aderimin e Malit të Zi në NATO.
“Mbështesim aderimin e Malit të Zi në NATO. Aderimi i Malit të Zi në NATO votohet sot në Kuvend. Vullnet për intensifikim të marrëdhënieve. Mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, marrëdhënie model, shembull i fqinjësisë. Rajoni po kalon momente sfidash të rëndësishme historike, ndaj politikanët kanë përgjegjësi të veçantë për të kaluar pengesat rajonale”, ka thënë Meta. 
Edhe kreu i Kuvendit të Malit të Zi ka vënë theksin te anëtarësimi në NATO. Pajoviç ka falënderuar Shqipërinë, që sipas tij, është vendi 5 që do të ratifikojë anëtarësimin e Malit të Zi në këtë organizatë.
“Anëtarësimi në NATO s’ka alternativë. Shqipëria është shteti i 5 që do ratifikojë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Marrëdhëiet mes dy vendeve tona janë historike. Anëtarësimi në NATO dhe BE për sigurinë dhe paqen. Besoj që së shpejti Meta dhe stafi i tij do të zhvillojnë vizitë të ne, kështu që do kemi mundësi t’iu rikthejmë mikpritjen që patëm këtu”, ka theksuar Pajoviç.
Sigal