Ilir Meta: Shqipëria e interesuar për një Maqedoni stabile

483
Kreytari i parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se Tirana zyrtare është e interesuar për një Maqedoni stabile. Këtë deklaratë Ilir Meta e ka bërë në takimin e tij me biznismenë nga Maqedonia, të cilët morën pjesë në takime biznesi me biznismenë nga Shqëria dhe Kosova. Meta mendon se, vendi do të stabilizohet pas zgjedhjeve të parakohshme të 5 qershorit, që për Maqedoninë janë mjaft me rëndësi, por edhe për tërë rajonin, duke shtuar se Maqedonia dhe Shqipëria duhet të kenë bashkëpunim më të madh ekonomik pasi që është në interes të dy vendeve. Kryeparlamentari shqiptar shtoi se, ekonomitë e të dy vendeve plotësojnë njëra tjetrën, pra nuk janë konkurentë të njëra-tjetrës.
Sigal