Ilir Meta pret ambasadoren belge dhe zv/ministrin mongol: Bashkëpunim midis vendeve tona!

455
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti dje ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës, Anick van Calster (rezidente në Sofje). Kryetari i Kuvendit, i shprehu mirënjohjen ambasadores, van Calster, për mbështetjen e pakursyer të Belgjikës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe i vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera, niveli i të cilave u konfirmua edhe gjatë vizitës zyrtare të z. Meta në Belgjikë në dhjetor 2013. Ambasadorja e Belgjikës, i konfirmoi Metës, mbështetjen e Belgjikës për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe shprehu vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, në drejtim të investimeve dhe shkëmbimeve kulturore.

Meta dhe ambasadorja van Calster diskutuan gjithashtu mbi intensifikimin e marrëdhënieve ndër-parlamentare, duke vlerësuar në këtë kuadër krijimin e grupeve respektive të miqësisë në të dy parlamentet, grupi i cili në Kuvendin e Shqipërisë do të drejtohet nga deputetja Ermonela Felaj. Gjithashtu, Ilir Meta priti dje në Kuvend Zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Mongolisë, Damba Gankhuyag. Z.Meta vlerësoi avancimin e dukshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve gjatë muajve të fundit dhe shprehu bindjen se, vizita e z.Gankhuyag në Tiranë, do t’i japë në shtysë të re marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë drejtim, Meta bëri një vlerësim të veçantë për zhvillimin dhe rritjen e madhe ekonomike që ka njohur Mongolia gjatë viteve të fundit dhe shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Z.Gankhuyag i dorëzoi z. Meta ftesën e Kryetarit të Parlamentit të Mongolisë, Zandaakhuu Enkhbold për një vizitë zyrtare në Ulan Bator gjatë këtij viti, ftesë të cilën Kryetari i Kuvendit e pranoi me kënaqësi. Mbas takimit u organizua një ceremoni e veçantë në Tiranë për 65- vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Mongolisë.