Ilir Meta: Presidenti i përket Republikës. Republika u përket qytetarëve

165

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon të dërgojë mesazhe palës që refuzon të njohë dekretet e tij, duke i kujtuar se Presidenti i përket Republikës, dhe kjo e fundit u përket qytetarëve.

“Presidenti i përket Republikës. Republika u përket qytetarëve”, shprehet Presidenti Meta, i cili e shoqëron komentin e tij me një fotografi që mban të njëjtën diçiturë.

Më herët, gjatë ditës së sotme Presidenti Meta ka folur për mediat pas një aktiviteti. Ai ka thënë se do të ndalojmë çdo të çmendur që do të fusë popullin në konflikt civil.

“Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, por jo nga ky. Është zgjedhur nga një Parlament legjitim. Dhe Parlamenti i përket Republikës, ndërsa Republika i takon qytetarëve”– tha ndër të tjera, Meta.

Me togfjalëshin se “Është zgjedhur nga një Parlament legjitim”, ai nënkuptoi se ky parlament nuk është legjitim. Është e vertetë, pasi opozita ka ikur nga parlamenti dhe kryesorja mbetet se nuk janë 140 deputetë, aq sa e dikton Kushtetuta. Pra është një parlament ilegjitim që për pak ditë do të shkrihet.

Presidenti Meta theksoi se dekreti është në fuqi dhe duhet zbatuar. Kush nuk e zbaton do përgjigjet para ligjit.

Ai komentoi edhe “çdrekretimin” teksa tha se mund të ankimohet edhe në Gjykatën e Skraparit.

Pyetjes së gazetarëve nëse do të kemi një datë të re zgjedhjes, Meta tha se po punohet me qetësi dhe përgjegjësi.

“Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi dhe Presidenti mban shënim për çdo institucion që shkel ligjin”,paralajmëroi Presidenti i Republikës.